Sot Kuvend, prezantohet raporti vjetor i SPAK dhe KLP

Ditën e sotme do të mblidhet Kuvendi për të zhvilluar seancë plenare, ku do të votohen disa projektligje. Në rend dite janë parashikuar gjithashtu edhe raportimi vjetor mbi sistemit gjyqësor dhe veprimtarinë e Këshillit të Lartë Gjyqësor, SPAK, Prokurorisë së Përgjithshme dhe ILD. Rendi i ditës: I.Mbledhjen e Kuvendit në seancën plenare të datës 3.7.2023, […] The post Sot Kuvend, prezantohet raporti vjetor i SPAK dhe KLP appeared first on Newsbomb Albania.

Sot Kuvend, prezantohet raporti vjetor i SPAK dhe KLP

Ditën e sotme do të mblidhet Kuvendi për të zhvilluar seancë plenare, ku do të votohen disa projektligje.

Në rend dite janë parashikuar gjithashtu edhe raportimi vjetor mbi sistemit gjyqësor dhe veprimtarinë e Këshillit të Lartë Gjyqësor, SPAK, Prokurorisë së Përgjithshme dhe ILD.

Rendi i ditës:

I.Mbledhjen e Kuvendit në seancën plenare të datës 3.7.2023, ora 10:00.

II. Rendi i ditës i seancës plenare është si më poshtë:

1. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 22.6.2023.
2. Njoftime.
3. Raport mbi gjendjen e sistemit gjyqësor dhe veprimtarinë e Këshillit të Lartë Gjyqësor për vitin 2022.
4. Raport mbi veprimtarinë e Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) për vitin 2022.
5. Raporti i veprimtarisë vjetore të Prokurorit të Përgjithshëm për vitin 2022.
6. Raporti i veprimtarisë vjetore të Këshillit të Lartë të Prokurorisë për vitin 2022.
7. Raporti i veprimtarisë vjetore të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë për vitin 2022.
8. Diskutime për çështje të evidentuara nga zgjedhësit.

III. Ngarkohen Shërbimet e Kuvendit për publikimin e rendit të ditës të seancës plenare, njoftimin e anëtarëve të Kuvendit me anë të mjeteve të komunikimit elektronik si dhe përgatitjen e dokumentacionit parlamentar që do të shqyrtohet.

IV. Ky urdhër hyn në fuqi menjëherë.

The post Sot Kuvend, prezantohet raporti vjetor i SPAK dhe KLP appeared first on Newsbomb Albania.