Sot mbahet protestë në pikën kufitare të Jarinjës në territorin serb, do të bllokohet rruga për dy orë

Sot mbahet protestë në pikën kufitare të Jarinjës në territorin serb, do të bllokohet rruga për dy orë

Pika kufitare e Jarinjës sot do të jetë e bllokuar për afër dy orë për shkak të një proteste të paralajmëruar në anën e territorit serb.

Siç ka njoftuar Ministria e Punëve të Brendshme, Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, rruga do të jetë e bllokuar nga ora 16:00 deri 18:00.

“Ju inkurajojmë që nesër të shmangni qarkullimin në këtë PKK dhe të zgjidhni PKK tjera për qarkullim”.

Protesta, që u paralajmërua nga një grup të rinjsh serb, do të mbahet në prag të zbatimit të Ligjit për të Huajt dhe Automjetet në Kosovë për të kundërshtuar zbatimin e tyre