Sot testet mjekësore, Milan siguron përforcimin e parë për sezonin e ri

Milan ka siguruar që tani përforcimin e parë për sezonin e ardhshëm.
Mediat italiane bëjnë me dije se kuqezinjtë kanë parakaluar klubet e tjera të mëdha dhe kanë arritur firmën me Andrej Kostic, 19-vjeçarin nga Mali i Zi, i cili po shkëlqen këtë sezon me fanellën e Partizan Beograd.
Kostic ka zbarkuar në Milano dhe sot pritet ti kryej testet mjekësore. 19-vjeçari i cili luan si qendërsulmues ka shënuar 11 gola në 34 ndeshje dhe konsiderohet si një lojtar me të ardhme të madhe. Vlera që Milan ka paguar për të është 3 milionë euro.
Ende nuk dihet nëse Kostic do të qëndrojë në ekipin e parë të Milanit për sezonin e ardhshëm dhe do të vihet direkt nën urdhrat e trajnerit Max Allegri, apo do të huazohet diku tjetër brenda Serie A, për të fituar përvojën e nevojshme.





