Specialja i reagon Avokatit të Popullit: Pranimi i dokumenteve nga Serbia s’do të thotë që gjykatësit do të mbështeten në to

Gjykata Speciale ka bërë një postim, që mendohet se është reagim ndaj Avokatit të Popullit në Kosovë, i cili përmes një letre dërguar kryetares së kësaj gjykate, Ekaterina Trendafilovës, ka ngritur shqetësime, ndër tjerash, për pranimin e disa dokumenteve nga Serbia. “FAKT: Një vendim për të pranuar prova nga Prokuroria ose Mbrojtja nuk është tregues

Specialja i reagon Avokatit të Popullit: Pranimi i dokumenteve nga Serbia s’do të thotë që gjykatësit do të mbështeten në to
Specialja i reagon Avokatit të Popullit: Pranimi i dokumenteve nga Serbia s’do të thotë që gjykatësit do të mbështeten në to

Specialja i reagon Avokatit të Popullit: Pranimi i dokumenteve nga Serbia s’do të thotë që gjykatësit do të mbështeten në to

Gjykata Speciale ka bërë një postim, që mendohet se është reagim ndaj Avokatit të Popullit në Kosovë, i cili përmes një letre dërguar kryetares së kësaj gjykate, Ekaterina Trendafilovës, ka ngritur shqetësime, ndër tjerash, për pranimin e disa dokumenteve nga Serbia.

“FAKT: Një vendim për të pranuar prova nga Prokuroria ose Mbrojtja nuk është tregues sa peshë ose besueshmëri do t’u japin gjykatësit atyre, në qoftë se do t’u japin peshë”, thotë Specialja në një postim në X.

“Ky vendim merret në kuadër të aktgjykimit në fund të paraqitjes së provave”, shtohet në reagim.

Gjykata Speciale thotë se “gjatë kuvendimeve për lëshimin e aktgjykimit, Trupi Gjykues vlerëson secilën provë duke mbajtur parasysh tërësinë e provave të administruara në gjykim”.

“Gjatë shqyrtimit nëse janë vërtetuar pretendimet faktike, trupi gjykues bën një vlerësim dhe peshim tërësor duke i marrë provat në tërësi. Rregullorja nuk lejon që verdikti i fajësisë të bazohet vetëm në provat e një dëshmitari që Mbrojtja nuk ka pasur mundësinë ta marrë në pyetje”, thuhet në reagim.