Spektakël i Vedat Muriqit, shënon katër gola brenda 55 minutave

Ndeshja u zhvillua në kuadër të javës së gjashtë të Superligës së Turqisë, në stadiumin “Chobani Fenerbahçe Şükrü Saracoğlu” në Stamboll, përcjell albinfo.ch.
Muriqi ishte i pandalshëm për mbrojtjen kundërshtare, duke realizuar katër herë dhe duke u shndërruar në protagonistin absolut të takimit.
Kjo paraqitje konfirmon formën e jashtëzakonshme të sulmuesit kosovar, i cili është rikthyer këtë verë te Fenerbahçe dhe po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm në repartin sulmues të skuadrës turke.
Fenerbahçe në fund shënoi fitore bindëse me rezultat 8:0 ndaj Eyüpsporit, ndërsa Muriqi regjistroi njërën prej paraqitjeve më të mira individuale në karrierën e tij.
The post Spektakël i Vedat Muriqit, shënon katër gola brenda 55 minutave appeared first on Albinfo.
Burimi i lajmit: albinfo.ch
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



