Ivan Stoilkoviq ministër i ri i Vetëqeverisjes Lokale në rikonstruksionin e Qeverisë së Mickoski

Ivan Stoilkoviq ministër i ri i Vetëqeverisjes Lokale në rikonstruksionin e Qeverisë së Mickoski
Formalizimi i marrëveshjes politike mes partnerëve të koalicionit qeverisës pritet të bëhet sot, pas mbledhjes së Komitetit Ekzekutiv të VMRO-DPMNE-së. Në këtë kontekst, Hristijan Mickoski do të paraqesë propozimin e rikonstruksionit të Qeverisë së tij në Kuvend.
Sipas burimeve partiake për “360 Stepeni”, VMRO-DPMNE do të marrë drejtimin e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Ministrisë së Politikës Sociale, ndërsa koalicioni VLEN do të udhëheqë me Ministrinë e Drejtësisë, Ministrinë për Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive dhe Ministrinë e Kulturës. Ndërkohë, ZNAM do të marrë Ministrinë e Bujqësisë.
Në krye të Ministrisë së Shëndetësisë pritet të emërohet Sasho Klekovski, aktualisht drejtor i Fondit për Sigurim Shëndetësor. Vendin e tij në Fond do ta marrë Zlatko Perinski, ministri aktual i Vetëqeverisjes Lokale. Si pjesë e këtij riorganizimi, Ivan Stoilkoviq, zëvendëskryeministër dhe ministër për Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, pritet të emërohet ministër i Vetëqeverisjes Lokale.
Në Ministrinë e Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë pritet të emërohet Gjoko Velkovski, i cili aktualisht ushtron detyrën e zëvendësministrit.
VLEN pritet të marrë edhe drejtimin e Ministrisë së Drejtësisë, ku si kandidat për ministër përmendet profesori universitar Jeton Shasivari. Gjithashtu, VLEN do të udhëheqë edhe me Ministrinë e Kulturës, ku nga posti largohet Zoran Ljutkov, ndërsa Bekim Sali do të vazhdojë të mbetet ministër për Çështje Evropiane.
Nga ana tjetër, ZNAM do të marrë Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave. Për ministër në këtë resor pritet të emërohet Borçe Serafimovski, aktualisht sekretar shtetëror në të njëjtën ministri.
Sipas burimeve, marrëveshja politike fillimisht do të miratohet nga organet partiake, më pas propozimi do t’i dorëzohet Kuvendit nga Hristijan Mickoski dhe në fund do të votohet në seancë plenare.
Me pak fjalë
Qeveria e Hristijan Mickoski po përballë një rikonstruksion të rëndësishëm, ku Ivan Stoilkoviq do të marrë postin e ministrit të Vetëqeverisjes Lokale. Ndërkohë, VMRO-DPMNE dhe VLEN ndajnë ministritë e tyre, ndërsa ZNAM merr Ministrinë e Bujqësisë.
Personat e përmendur
- Ivan Stoilkoviq
- Hristijan Mickoski
- Sasho Klekovski
- Zlatko Perinski
- Gjoko Velkovski
- Jeton Shasivari
- Zoran Ljutkov
- Bekim Sali
- Borçe Serafimovski
Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.




