Stojanoski: Pagat e funksionarëve do të ulen deri në 13 mijë denarë

Pagat e funksionarëve të zgjedhur dhe të emëruar do të ulen për 10 deri në 13 mijë denarë, ndërsa për disa pozita edhe më shumë, me qëllim të shpërndarjes më të drejtë të fondeve buxhetore dhe përshtatjes me kushtet ekonomike në vend, deklaroi sot deputeti i VMRO-DPMNE-së, Bojan Stojanoski, i cili informoi se grupi i […] The post Stojanoski: Pagat e funksionarëve do të ulen deri në 13 mijë denarë appeared first on InfoShqip.com.

Stojanoski: Pagat e funksionarëve do të ulen deri në 13 mijë denarë

Pagat e funksionarëve të zgjedhur dhe të emëruar do të ulen për 10 deri në 13 mijë denarë, ndërsa për disa pozita edhe më shumë, me qëllim të shpërndarjes më të drejtë të fondeve buxhetore dhe përshtatjes me kushtet ekonomike në vend, deklaroi sot deputeti i VMRO-DPMNE-së, Bojan Stojanoski, i cili informoi se grupi i tyre parlamentar ka paraqitur një paketë propozim-ndryshimesh për gjashtë ligje, me të cilat do të arrihet kjo.

“Si grup deputetësh në Kuvend, zyrtarisht kemi dorëzuar një paketë me propozim-ndryshime për gjashtë ligje, me të cilat rregullohet çështja e pagave të personave të zgjedhur dhe të emëruar në vend. Qëllimi kryesor i këtyre ndryshimeve është vendosja e një shpërndarjeje më të drejtë të fondeve buxhetore, ku pagat e funksionarëve përshtaten me kushtet reale ekonomike në vend”, theksoi Bojan Stojanoski.

Ai informoi se grupi i deputetëve ka dorëzuar një paketë prej gjashtë ligjesh, të cilat përfshijnë pagat e deputetëve, ministrave, gjykatësve, prokurorëve publikë, anëtarëve të Këshillit Gjyqësor dhe Prokurorisë, si dhe kryetarëve të komunave.

Sipas ndryshimeve të propozuara, parashikohet që pagat e deputetëve dhe të funksionarëve në ekzekutiv të ulen përmes koeficientëve më të ulët. Tek gjykatësit dhe prokurorët bëhet përshtatje sipas mundësive ekonomike, ndërsa për kryetarët e komunave vendoset një shkallë e re bazuar në numrin e banorëve.

Stojanoski informoi se fondet e kursyera do të ridestinohen për shëndetësinë, arsimin dhe sektorin social, ndërsa ulja do të zbatohet tashmë me pagesën e pagës për muajin shkurt.

Deputeti njoftoi se nesër do të mbahet një seancë plenare, në të cilën do të votohet për nevojën e miratimit të ligjeve. Ai sqaroi se, sipas afatit të dhënë nga Rregullorja për gjashtë orë, do të caktohen ligjet menjëherë, dhe më pas do të kthehen në seancën plenare dhe nesër do të votohen.

The post Stojanoski: Pagat e funksionarëve do të ulen deri në 13 mijë denarë appeared first on InfoShqip.com.