Studentët shqiptarë të juridikut të zhgënjyer, paralajmërohen protesta për provimin në shqip të jurisprudencës

Studentët shqiptarë të drejtësisë të zhgënjyer nga përgjigja e Ministrisë së Drejtësisë, e cila nuk po lejon që provimi i jurisprudencës të mbahet edhe në gjuhën shqipe, po vetëm në atë maqedonase. Mevlan Ademi nga iniciativa studentore, paralajmëron se mund të përshkallëzojnë nisëm e tyre me protesta nëse situata mbetet e pazgjidhur. “Jemi të zhgënjyer […] The post Studentët shqiptarë të juridikut të zhgënjyer, paralajmërohen protesta për provimin në shqip të jurisprudencës appeared first on InfoShqip.com.

Studentët shqiptarë të juridikut të zhgënjyer, paralajmërohen protesta për provimin në shqip të jurisprudencës

Studentët shqiptarë të drejtësisë të zhgënjyer nga përgjigja e Ministrisë së Drejtësisë, e cila nuk po lejon që provimi i jurisprudencës të mbahet edhe në gjuhën shqipe, po vetëm në atë maqedonase. Mevlan Ademi nga iniciativa studentore, paralajmëron se mund të përshkallëzojnë nisëm e tyre me protesta nëse situata mbetet e pazgjidhur.

“Jemi të zhgënjyer nga përgjigja e paqartë juridike nga Ministria e Drejtësisë. Provimi i jurisprudencës ka për qëllim vlerësimin e njohurive juridike e jo atyre gjuhësore, siç e kishin arsyetuar të njëjtit. Ende nuk kemi përgjigje nga disa të adresuarit tanë të peticionit, gjithsesi u bëjmë thirrje institucioneve dhe deputetëve të reagojnë për të njëjtën. Ish-ministri i Drejtësisë ka depozituar propozim-ligjin që zgjidh problematikën tonë, kështu që u mbetet deputetëve të veprojnë. Gjithsesi, kanë kaluar dy gjenerata të juristëve që kur e kemi adresuar këtë problematikë, prandaj nuk ka zgjidhje. Jemi duke e mbajtur hapur mundësinë e përshkallëzimit të iniciativës tonë me ndonjë protestë”, tha Mevlan Ademi – student.

Pas refuzimit të kërkesës së studentëve, nga Ministria thanë se provimi i jurisprudencës nuk mund të mbahet në shqip sepse shërben si test për njohjen aktive të gjuhës maqedonase, e cila, sipas tyre, është kusht ligjor për ushtrimin e profesioneve juridike. Duke e komentuar Ligjin për përdorimin e gjuhëve, nga Ministria e Drejtësisë thonë se zbatimi i ligjit nuk mund të shqyrtohet në mënyrë të izoluar, por në korrelacion me rregulloret e tjera relevante.

MINISTRIA E DREJTËSISË:

“Meqenëse sipas Ligjit për përdorimin e gjuhëve, gjuha maqedonase dhe alfabeti i saj cirilik është gjuhë zyrtare në të gjithë territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe se, krahas gjuhës maqedonase, gjuhë zyrtare është edhe gjuha që flitet nga të paktën 20% e popullsisë që flet një gjuhë tjetër përveç maqedonishtes, kushti për njohjen aktive të gjuhës maqedonase është i domosdoshëm gjatë dhënies së provimit të jurisprudencës, e që në esencë paraqet kusht që të jepen të gjitha provimet e cekura që janë kusht për zgjedhjen e personit për gjyqtar, prokuror publik, avokat, noter dhe përmbarues”, thonë nga Ministria e Drejtësisë.

Nga Ministria e Drejtësisë thonë se Ligji për Provimin e Jurisprudencës nuk parashikon dhënien e provimit në gjuhë tjetër përveç maqedonishtes, ndonëse në ligj nuk ekziston dispozitë që e ndalon shprehimisht këtë, ndërsa Ligji për Përdorimin e Gjuhëve obligon institucionet të mundësojnë përdorimin e shqipes në të gjitha procedurat shtetërore.

Propozim-ligji që do ta lejonte provimin edhe në gjuhën shqipe ishte përgatitur në vitin 2024, por u hoq nga agjenda pas ndryshimit të pushtetit, ndërkohë që 385 studentë shqiptarë të juridikut kërkojnë përmes peticionit që provimi të jepet në gjuhën në të cilën studiojnë, si e drejtë e garantuar me ligj./Portalb/

The post Studentët shqiptarë të juridikut të zhgënjyer, paralajmërohen protesta për provimin në shqip të jurisprudencës appeared first on InfoShqip.com.