Sulmohen me gjësende të forta gazetarët në Leposaviq

Protestuesit serbë i kanë sulmuar gazetarët në Leposaviq. Siç njofton Asociacioni Gazetarëve të Kosovës, gazetarët e medieve të ndryshme janë sulmuar para pak çastesh nga protestuesit serbë në Komunën e Leposaviqit. Siç raportohet tensionimi i situatës nisi papritur, ndërsa forcat e KFOR-it po vijojnë të qëndrojnë në afërsi të objektit të komunës. “Gazetarët e medieve […]

Sulmohen me gjësende të forta gazetarët në Leposaviq

Protestuesit serbë i kanë sulmuar gazetarët në Leposaviq.

Siç njofton Asociacioni Gazetarëve të Kosovës, gazetarët e medieve të ndryshme janë sulmuar para pak çastesh nga protestuesit serbë në Komunën e Leposaviqit.

Siç raportohet tensionimi i situatës nisi papritur, ndërsa forcat e KFOR-it po vijojnë të qëndrojnë në afërsi të objektit të komunës.

“Gazetarët e medieve të ndryshme janë sulmuar para pak çastesh nga protestuesit serbë në Komunën e Leposaviqit.
Në një transmetim direkt të medieve, shihen disa gra duke tentuar t’i pengojnë gazetaret e RTV Dukagjinit, KOHËS dhe medieve të tjera të raportonin live nga kjo komunë”, thuhet në njoftimin e AGK.

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës njofton se ka kontaktuar menjëherë Policinë e Kosovës, që t’u sigurojë një perimetër të sigurt gazetarëve që ndodhen në veri.

“AGK-ja, ju bën thirrje të gjithë kolegëve që të respektojnë udhëzimet e dhëna nga zyrtarët e Policisë së Kosovës që janë prezent atje, dhe të kenë kujdes të shtuar gjatë raportimit”, thuhet në njoftim.

Policia e Kosovës pak më parë përmes një njoftimi ka bërë të ditur se situata në veri është akoma e brishtë.

Siç njoftoi Policia, dy persona janë ndaluar, për shkak të dyshimit se kanë qenë të përfshirë në sulme ekstreme të dhunshme me mjete shpërthyese, ndaj ushtarëve të KFOR-it, policisë dhe gazetarëve.

Po ashtu nën hetim janë edhe disa raste tjera të sulmeve ndaj gazetarëve.

Disa sulme ndaj gazetarëve po raportonin nga vendi i ngjarjes gjatë protestave në komunat veriore, janë raportuar gjatë ditës së djeshme.

Vetura të ekipeve të gazetarëve janë demoluar, e derisa një prej tyre është goditur edhe me pliumb.

Serbët po vazhdojnë të protestojnë në ditën e tretë me radhë në kundërshtim të vendosjes së kryetarëve shqiptarë të zgjedhur në tri komunat në veri në objektet komunale.