Super shkëmbim: Bomberi te Juve, Zhegrova në Premier League
Edon Zhegrova largohet nga Juventusi falë një shkëmbimi. Sulmuesi kosovar, Edon Zhegrova bëri bujë të madhe verën e shkuar kur nga Lille u transferua te Juventusi. Për Zhegrovën kishte pritshmëri të mëdha, por si trajneri Tudor, tani Spalletti nuk po e aktivizojnë sulmuesin kosovar dhe në verë sipas të gjitha gjasave do të largohet nga […]


Edon Zhegrova largohet nga Juventusi falë një shkëmbimi.
Sulmuesi kosovar, Edon Zhegrova bëri bujë të madhe verën e shkuar kur nga Lille u transferua te Juventusi.
Për Zhegrovën kishte pritshmëri të mëdha, por si trajneri Tudor, tani Spalletti nuk po e aktivizojnë sulmuesin kosovar dhe në verë sipas të gjitha gjasave do të largohet nga Zonja e Vjetër.
Calciomercato, raporton se Juventus ka marrë një propozim nga Everton për një shkëmbim mes Betos dhe Zhegrovës.
Te Juventus janë të hapur për këtë shkëmbim, por vetëm pas përfundimit të sezonit.

