Takim ministror në Luksemburg, diskutohet për sigurinë në Evropë

Ministrat e jashtëm të shteteve anëtare të Bashkimit Evropian do të kenë një drekë pune me homologët e tyre nga shtetet e rajonit, në takimin që do mbahet të hënën në Luksemburg. Pritet që në mes temave që do trajtohen, vendin kyç ta zë politika e jashtme më fokus në sanksionet e Rusisë për shkak […]

Takim ministror në Luksemburg, diskutohet për sigurinë në Evropë

Ministrat e jashtëm të shteteve anëtare të Bashkimit Evropian do të kenë një drekë pune me homologët e tyre nga shtetet e rajonit, në takimin që do mbahet të hënën në Luksemburg.

Pritet që në mes temave që do trajtohen, vendin kyç ta zë politika e jashtme më fokus në sanksionet e Rusisë për shkak të agresionit në Ukrainë si dhe siguria mbrojtja, por edhe bashkëpunimi rajonal.

Bëhet fjalë për takim të rregullt që mbahet dy herë ne vit në mes ministrave të rajonit dhe atyre të BE-së.

Bashkimi Evropian konsideron se sfidat e sigurisë me të cilët përballet rajoni janë të ngjashme me ato të BB-së.

Për këtë takim, Brukseli ka përgatitur një dokument orientues ku cilësohet se sfidat që lidhen me politikën e jashtme dhe të sigurisë, janë gjithnjë e më komplekse në rrethanat e tashme gjeostrategjike dhe kjo e vë në rrezik, rendin evropian dhe atë global.

Përshtatja e vendeve të rajonit me politikën e jashtme, që nënkupton edhe sanksionet kundër Rusisë, siç cilësohet në këtë dokument, paraqet edhe orientimin strategjik të shteteve të Ballkanit Perëndimor.

BE-ja pret që vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor të vazhdojnë ta japin kontributin e tyre edhe në ndihmat për Ukrainën, e cila është duke luftuar kundër pushtimit nga Rusia.

Kosovën në këtë takim ministror pritet ta përfaqësoj shefja e diplomacisë Donika Gërvalla.

Sa i përket Kosovës, dokumenti i përpiluar nga BE precizon se vitin e fundit, misioni i EULEX-it ka dhënë kontribut jo vetëm në ruajtjen e sigurisë në Kosovë, si reaguesi i dytë, por edhe në përmirësimin e sundimit të ligjit.

“Dialogu i lehtësuar nga BE-ja ka shërbyer jo vetëm si platformë për avancimin e normalizimit të raporteve, por edhe për parandalimin e tensioneve dhe menaxhimin e krizave“, thuhet në dokumentin e Bashkimit Evropian.

Bashkimi Evropian si prioritet të angazhimit në rajon e sheh avancimin e procesit të pajtimit mes Kosovës dhe Serbisë, përmes dialogut për normalizimin e marrëdhënieve./rtk/