“Të paça vëlla”, zbulohet se me kë po bisedonte Luizi para shfaqjes së tij në Përputhen

Një bisedë tepër interesante e fituesit të “BBV2”, Luiz Ejlli, ka dalë ndërsa ishte në prapaskenën e “Për’puthen”, ku ky i fundit ishte i ftuar në rolin e opinionistit. Zbulohet se personi me të cilin po fliste ishte një nga djemtë, ndër të parët që ka marrë pjesë në protestë, në kohën e spektalit ‘BBV2’. […]

“Të paça vëlla”, zbulohet se me kë po bisedonte Luizi para shfaqjes së tij në Përputhen

Një bisedë tepër interesante e fituesit të “BBV2”, Luiz Ejlli, ka dalë ndërsa ishte në prapaskenën e “Për’puthen”, ku ky i fundit ishte i ftuar në rolin e opinionistit.

Zbulohet se personi me të cilin po fliste ishte një nga djemtë, ndër të parët që ka marrë pjesë në protestë, në kohën e spektalit ‘BBV2’.

Dje ishte një puntatë mjaft interesante në programin e dashurisë “Për’puthen”, ku të gjithë u habitën me shfaqjen e Luizit aty.

Dihet se brenda shtëpisë së “Big Brother”, gjatë një debati me Efi Dhedhës, Luizi e ka kritikuar këtë emision, ku u shpreh se nuk do lejonte që motra e tij të futej në një emision të tillë.

Pas daljes së tij nga “Big Brother”, ai ka shpjeguar deklaratën e tij dhe është shprehur se e ka thënë në kuadër të lojës dhe se është penduar më pas.