Të rinjtë e Maqedonisë së Veriut do të mund të aplikojnë në Konkursin për lëvizjen e talentëve

Qytetarët e Maqedonisë së Veriut që i takojnë moshës prej 15 deri 25 vjeç, do të mund të aplikojnë për të marrë pjesë në projektin “Kulturë dhe kreativitet për Ballkanin Perëndimor”, transmeton Portalb.mk. Përmes projektit  “Kulturë dhe kreativitet për Ballkanin Perëndimor” synohet udhëtimi i të rinjve për të ndjekur punëtoritë e ndryshme nëpër vendet e […]

Të rinjtë e Maqedonisë së Veriut do të mund të aplikojnë në Konkursin për lëvizjen e talentëve

Qytetarët e Maqedonisë së Veriut që i takojnë moshës prej 15 deri 25 vjeç, do të mund të aplikojnë për të marrë pjesë në projektin “Kulturë dhe kreativitet për Ballkanin Perëndimor”, transmeton Portalb.mk.

Përmes projektit  “Kulturë dhe kreativitet për Ballkanin Perëndimor” synohet udhëtimi i të rinjve për të ndjekur punëtoritë e ndryshme nëpër vendet e Ballkanit Perëndimor.

Të rinjtë e interesuar duhet të jenë qytetarë të një vendi nga Ballkani Perëndimor, të kenë vërtetim nga ndonjë organizatë ose festival filmi se janë pranuar për ndonjë punëtori në rajon.

“Edu Cuts do të mbulojë shpenzimet e rrugës për minimum 20 talentët e rinj për pjesëmarrje në punëtori të ndryshme kreative. Thirrja është e hapur deri në shterjen e mjeteve financiare për dedikim, gjegjësisht deri në fund të këtij viti”, sqaroi Rrjeti i festivalit të filmit dhe organizatave Edu Cuts.

Të interesuarit duhet të aplikojnë KËTU.