Të rinjtë po vuajnë gjithnjë e më shumë nga kanceri i zorrës së trashë

Nëse mendoni se jeni shumë i ri për t’u prekur nga kanceri kolorektal, merrni parasysh këtë: Rreth 20,000 njerëz në SHBA nën moshën 50 vjeç janë diagnostifikuar vetëm këtë vit. “Kanceri kolorektal po diagnostikohet gjithnjë e më shumë në një moshë më të re”, arritën në përfundimin autorët e një raporti të Shoqatës Amerikane të [...]Read More...

Të rinjtë po vuajnë gjithnjë e më shumë nga kanceri i zorrës së trashë

Nëse mendoni se jeni shumë i ri për t’u prekur nga kanceri kolorektal, merrni parasysh këtë: Rreth 20,000 njerëz në SHBA nën moshën 50 vjeç janë diagnostifikuar vetëm këtë vit.

“Kanceri kolorektal po diagnostikohet gjithnjë e më shumë në një moshë më të re”, arritën në përfundimin autorët e një raporti të Shoqatës Amerikane të Kancerit.

Sipas raportit, që nga mesi i viteve 1990, numri i rasteve tek njerëzit nën moshën 50 vjeç është rritur me rreth 50 për qind. Ky është një nga kanceret më vdekjeprurëse në këtë grupmoshë.

Ndërkohë, shumë njerëz nuk e dinin se në vitin 2018, Shoqata Amerikane e Kancerit uli moshën e rekomanduar për fillimin e ekzaminimit nga 50 në 45 vjeç, raporton NPR ( National Public Radio), një organizatë mediatike jofitimprurëse amerikane./abcnews.al