Tejkaloi kolonën duke shfrytëzuar trotuarin, gjobitet shoferi në Prishtinë

Tejkaloi kolonën duke shfrytëzuar trotuarin, gjobitet shoferi në Prishtinë

Policia ka njoftuar se ka identifikuar një kundërvajtës në Prishtinë pasi ka tejkaluar kolonën e automjeteve duke shfrytëzuar trotuarin.

Ai është gjobitur me 200 euro, 2 pikë negative dhe masë mbrojtëse për 3 muaj.

“Policia e Kosovës apelon te të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të respektojnë rregullat dhe shenjat e komunikacionit rrugor, duke theksuar se veprime të tilla përbëjnë rrezik serioz për sigurinë e këmbësorëve dhe pjesëmarrësve të tjerë në trafik.