Tension në Lindjen e Mesme, forca ushtarake amerikane rrethon Iranin

Shtetet e Bashkuara po grumbullojnë një forcë të madhe ushtarake pranë Iranit, duke rritur ndjeshëm tensionet në rajon. Sipas mediave ndërkombëtare, administrata e Donald Trump ka dislokuar të paktën 12 anije luftarake, disa nëndetëse dhe dhjetëra avionë luftarakë, duke krijuar një kapacitet të fuqishëm për një ndërhyrje të mundshme ushtarake. Pesha kryesore e një sulmi […] The post Tension në Lindjen e Mesme, forca ushtarake amerikane rrethon Iranin appeared first on InfoShqip.com.

Tension në Lindjen e Mesme, forca ushtarake amerikane rrethon Iranin

Shtetet e Bashkuara po grumbullojnë një forcë të madhe ushtarake pranë Iranit, duke rritur ndjeshëm tensionet në rajon. Sipas mediave ndërkombëtare, administrata e Donald Trump ka dislokuar të paktën 12 anije luftarake, disa nëndetëse dhe dhjetëra avionë luftarakë, duke krijuar një kapacitet të fuqishëm për një ndërhyrje të mundshme ushtarake.

Pesha kryesore e një sulmi do të binte mbi Marinën Amerikane. Aeroplanmbajtësja USS Lincoln ka në bord avionë F-35, të cilët janë të vështirë për t’u zbuluar nga radarët dhe konsiderohen thelbësorë për goditjen e parë.

Në flotë janë përfshirë edhe avionë EF-18 Growler, të pajisur për të bllokuar radarët dhe për të neutralizuar mbrojtjen ajrore iraniane. Po ashtu, aeroplanmbajtësja mban edhe 35 avionë F-18 Super Hornet, të aftë të kryejnë sulme ajrore ose të ofrojnë mbrojtje.

Shtatë shkatërrues të klasës Arleigh Burke janë të armatosur me raketa Tomahawk, të cilat mund të godasin objektiva në një distancë mbi 2 mijë kilometra. Këto raketa përdoren zakonisht për goditjet e para ndaj bazave ushtarake, aeroporteve, porteve dhe objekteve strategjike.

Në rajon ndodhen edhe nëndetëse bërthamore, të pajisura me dhjetëra raketa Tomahawk, të cilat mund të godasin pa u zbuluar.

SHBA ka forcuar edhe mbrojtjen kundërajrore në Jordani dhe Arabinë Saudite, duke vendosur sisteme Thaad dhe Patriot, të cilat janë të afta të rrëzojnë raketa balistike dhe dronë. Sipas CNN, një tjetër sistem Thaad pritet të mbërrijë për të mbrojtur edhe Izraelin.

Në rajon ndodhen gjithashtu avionë F-15 Strike Eagle, të cilët më parë janë përdorur për të rrëzuar dronë dhe raketa iraniane gjatë përplasjeve të vitit 2024.

Lista e mjeteve përfshin edhe bombarduesit B-2 Spirit, të aftë të përdorin bomba speciale që shkatërrojnë bunkerë nëntokësorë. Këta avionë mund të ngrihen direkt nga SHBA dhe të godasin objektiva strategjikë në Iran.

Pentagoni ka në dispozicion edhe mjete të tjera, përfshirë forca speciale, sulme kibernetike dhe sisteme elektronike që mund të paralizojnë radarët, dronët dhe komunikimet e armikut.

Nga ana tjetër, Irani ka paralajmëruar kundërpërgjigje. Garda Revolucionare ka njoftuar stërvitje detare me municione reale dhe ka kërcënuar se mund të mbyllë Ngushticën e Hormuzit, rrugë nga ku kalon rreth një e pesta e naftës së botës.

The post Tension në Lindjen e Mesme, forca ushtarake amerikane rrethon Iranin appeared first on InfoShqip.com.