Tensione mes çiftit, çka do të ndodh sonte mes Mateos dhe Brikenës në PRIME?

Një përplasje ka ndodhur mes çiftit të “Big Brother VIP Albania 5”, Mateos dhe Brikenës, duke tërhequr vëmendjen e publikut.
Debati mes tyre ka shpërthyer për shkak të Selinës, e cila është bërë “mollë sherri” në raportin e çiftit.
Situata është tensionuar brenda shtëpisë, teksa dyshja kanë shkëmbyer akuza dhe qëndrime të forta ndaj njëri-tjetrit.
Përplasja ka nxitur reagime edhe nga banorët e tjerë, duke e bërë atmosferën edhe më të ngarkuar.
Mbetet të shihet nëse kjo situatë do të ndikojë në vazhdimësinë e marrëdhënies së tyre brenda lojës. /ORAinfo/





