Tre kryetarët që e kanë humbur shumicën në Kuvend/ Çfarë kërkesa ka opozita për Përparim Ramën, Alban Hysenin dhe Ramiz Lladrovcin?

Tre kryetarë të Komunave të Kosovës, kanë humbur shumicën në kuvendet e tyre komunale. Bëhet fjalë për Komunën e Prishtinës, që udhëhiqet nga Përparim Rama (LDK), atë të Drenasit që udhëhiqet nga Ramiz Lladrovci (PDK) dhe Komuna e Gjilanit që udhëhiqet nga Alban Hyseni (VV), raporton FrontOnline. Humbja e shumicës në kuvendin komunal, për kryetarët […]

Tre kryetarët që e kanë humbur shumicën në Kuvend/ Çfarë kërkesa ka opozita për Përparim Ramën, Alban Hysenin dhe Ramiz Lladrovcin?

Tre kryetarë të Komunave të Kosovës, kanë humbur shumicën në kuvendet e tyre komunale. Bëhet fjalë për Komunën e Prishtinës, që udhëhiqet nga Përparim Rama (LDK), atë të Drenasit që udhëhiqet nga Ramiz Lladrovci (PDK) dhe Komuna e Gjilanit që udhëhiqet nga Alban Hyseni (VV), raporton FrontOnline.

Humbja e shumicës në kuvendin komunal, për kryetarët paraqet problem për kalimin e shumë vendimeve që ai propozon e problemi më i madh del të jetë kalimi i buxhetit për vitin 2025.

Afati i fundit kur komunat duhet ta kalojnë buxhetin për vitin 2025 është fundi i muajit shtator, por paraprakisht ka çështje tjera që duhet ndodhin, para se të vije deri tek dalja në votim e buxhetit.

Dëgjimi publik, prezantimi i buxhetit, mënyra se di do të shpërndahet, komunikimi me qytetarët dhe bizneset, janë vetëm disa nga çështjet që buxheti i kërkon para se ai të del në votim para asamblistëve të kuvendit komunal.

 

Komuna e Prishtinës

Kryetari kryeqytetit, Përparim Rama, ka humbur shumicën e asamblesë në Komunën e Prishtinës, e kjo po shihet edhe si problem që të arrihet numri i mjaftueshëm i asamblistëve për kalimin e buxhetit për vitin e parë. Derisa nga opozita shprehën skeptikë, kryesuesi i Kuvendit Komunal të Prishtinës, Fehmi Kupina, beson fuqishëm se do të kaloj buxheti për vitin 2025.

Kupina për buxhetin e vitit 2025 në Prishtinë: Çka është në të mirën e Komunës, duhet me kalu krejt, pa asnjë problem

Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Prishtinës, Fehmi Kupina, për FrontOnline, shprehet i bindur se buxheti i kryeqytetit sapo të vie në rend të ditës do të votohet.

‘’S’ka ardhë në rend të dite. Kur të vjen në rend dite e shohim’’, thotë ai.

Kupina, deklaron që sipas tij çka është në të mirën e qytetarëve të kryeqytetit duhet të kaloj pa asnjë problem.

‘’Çka është në të mirën e Komunës, kalojnë krejt, asnjë problem nuk është’’ shprehet ai.

Kryesuesi i Kuvendit Komunal të kryeqytetit, thotë se nuk dëshiron të merret me pozitë a opozitë.

‘’Unë nuk du me u marr as me pozitë as me opozitë, por çka është në interes të qytetarëve, ka me kalu’’ përfundon Kupina.

 

Asamblisti i VV-së: Kemi disa kërkesa për buxhetin e vitit 2025 për kryeqytetin

Asamblisti i VV-së, në Komunën e Prishtinës, Arbër Limani, për FrontOnline thotë se duhet shikuar buxheti i vitit 2025 për kryeqytetin.

‘’Duhet me analizu, me rishiku buxhetin’’ thotë ai.

Limani, potencon se kanë disa kërkesa për buxhetin e ardhshëm të kryeqytetit.

‘’Kemi edhe ne disa kërkesa që kemi me i parashtruar aty. E kemi atë me arkitetkin e Prishtinës, kontratat e dëmshme, me i këqyre projektet’’ thekson ai.

Asamblisti i VV-së, thotë se deri më tani nuk është shqyrtuar akoma buxheti, pasi që nuk është sjellur deri më tani.

 ‘’Por akoma nuk e kanë sjellë që me shqyrtu’’ thotë Limani.

 

Asamblisti i PDK-së: Nuk kemi kërkesa, Përparim Rama duhet me bërë strategjinë e buxhetit

Asamblisti i PDK-së, në Komunën e Prishtinës, Leutrim Retkoceri, thotë për FrontOnline se nuk kanë ndonjë kërkesë për buxhetin e vitit 2025 për Komunës e Prishtinës.

‘’Nuk kemi ne ndonjë kërkesë, për momentin s’kemi asgjë kërkese për buxhetin” shprehet Retkoceri.

Ai potencon se nuk ka ardhur ende trajtimi i buxhetit për vitin 2025 derisa thotë se strategjinë për buxhetin duhet ta bëjë Përparim Rama, kryetari i kryeqytetit.

‘”A ke marr prononcim nga kryetari për buxhet? Nuk është në dorë të Kupinës me fol për opozitën, stragtegjinë duhet me bërë kryetari i Komunës’’ thotë asamblisti i PDK-së, Leutrim Retkoceri.

Ai i përgjigjet kryesuesit të Kuvendit Komunal të Prishtinës, Fehmi Kupinës, duke thënë se nuk është në dorën e tij të flas për opozitën, pasi ky i fundit u shpreh i bindur se do kaloj buxheti.

‘’Nuk është në dorë të Kupinës me fol për opozitëm’’ thotë Retkoceri.

 

 

Komuna e Gjilanit

Edhe kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni ka humbur shumicën e asamblesë në Kuvendin Komunal të Gjlanit. 

Por për kundër saj, për të siç duket nuk paraqet shumë problem kalimi i buxhetit për vitin 2025 dhe kalimi i vendimeve tjera, përveç se duhet përmbushur disa kërkesa të partive opozitare.

 

Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Gjilanit: Nuk ka pengesa për kalimin e buxhetit, presim hapa nga kryetari Hyseni

Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Gjilanit, Kushtrim Kadriu, për FrontOline thotë se nuk kanë kërkesa ndaj kryetarit Alban Hyseni, për buxhetin e vitit 2025.

‘’Nuk është se kemi, kërkesë shumë specifike por jemi në pritje të përmbushjes së obligimeve që ka marr kryetari ndaj partive tjera’’ thotë ai.

Kadriu, thotë se problem paraqet mungesa e transmetimit të seancës së Kuvendit Komunal në platformat online.

‘’Por telashja pse nuk është thirre seanca, është mungesa e transmetimit të seancës në platformat e portaleve, e që është obligim ligjor dhe për këtë është bojkotua seanca. 99% e kërkesave të kryetarit janë votuar, kjo nuk është as telashe e as temë, dhe çdo temë që ka ardhur në Kuvend është trajtuar në seancë. Një ose dy kërkesa kanë ardhur e që kemi kërkuar material shtesë’’ thotë ai.

Kryesuesi i Kuvendit Komunal, për FrontOnline thotë se në Gjilan nuk ka pasur bllokadë ose pengesë për kalimin e buxhetit komunal, por presin hapa nga kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni.

‘’Në Gjilan nuk ka pasur bllokadë të buxhetit, ne kemi votuar buxhetin qysh kryetari e ka prezantua buxhetin me pak ndryshime kozmetike, por duke e njohur kulturën politike në Gjilan nuk shoh problem për kalimin e buxhetit, por hapin duhet ta bëjë kryetari Hyseni’’ shprehet Kadriu.

 

Shefi i asamblistëve të PDK-së në Gjilan: Kemi dy kërkesa, nëse kryetari Hyseni i plotëson, e votojmë buxhetin e vitit 2025

Shefi i asamblistëve të PDK-së në Gjilan, Bujar Nevzadi, për FrontOnline thotë se janë në bisedime me kryetarin e Gjilanit, Alban Hysenin dhe kryesuesin e Kuvendit Komunal, Kushtrim Kadriu, sa i përket hartimit të buxhetit për këtë komunë.

”Ne jemi në bisedime edhe me kryetarin Hyseni edhe me shefin e VV, kemi dy kërkesa’’ thotë ai.

Nevzadi, thotë se si PDK i kanë dy kërkesa për kryetarin Hyseni dhe në rast se realizohen, PDK në Gjilan do e votoj buxhetin për vitin 2025.

‘’E para është funksionalizmi i Stacionit të Autobusëve dhe kërkesa e dytë është e 19 punëtorëve që janë kanë nën akuzë e që Komuna iu ka mbetur borxh 347 mijë euro, se ata janë paguar për 7 vite nga 50%. Nëse këto dy plotësohet, në e ftojmë edhe seancën e jashtëzakonshme’’ thotë ai.

Shefi i asamblistëve të PDK-së në Gjilan thotë se koalicioni PDK-LVV në këtë komunë ka përfundu.

 ‘’Koalicioni me ta ka përfundu, ne kemi qenë me ta 15 muaj, deri në zgjedhje s’kemi koalicion” përfundon ai.

 

Asambleistja e LDK-së në Gjilan: Ka mos trasnparencë dhe nuk ka bashkëpunim të shëndosh

Asamblistja e LDK-së, në Gjilan, Shpresa Kurteshi-Emini, për FrontOnline thotë se Komuna e Gjilanit nuk është duke mundur ta kryej punën siç duhet duke u ankuar për mos transparence nga ana e pozitës ndaj qytetarëve.

‘’Siç jeni edhe në dijeni, Komuna e Gjilanit nuk është duke mundur ta kryej punën siç duhet. Nuk ka një bashkëpunim të shëndosh që mundet me dhënë një kontribut me të mirë të qytetarëve. Kuvendi nuk është në shërbim të qytetarëve, jo për faj të opozitës, por për faj të ekzkekutivit. Nuk kemi transmetim tash e sa kohë, dhe gjithçka çka po ndodhë është dhunë fizike mes dy taboreve’’ thotë ajo.

Asamblistja e LDK-së, thotë se kanë kërkuar transparence, por nuk e kanë gjetur këtë nga pozita në Gjilan.

‘’Ne kemi kërkua transparencë dhe gjithçka që kërkohet nga Kuvendi me e ditë edhe qytetari’’ shprehet ajo.

Kurteshi-Emini, për buxhetin e vitit 2025 në Komunën e Gjilanit, thotë se tani është koha kur duhet hartuar, por që nuk sheh vullnet politik për këtë çështje, duke thënë se para votimit janë disa procedura në të cilat duhet kaloj buxheti.

‘’Tash duhet me u hartu plani dhe me u bërë dëgjimi buxhetor në lokacione të ndryshme, në fshatra, në komunitete, në biznese të ndryshme. Në shtator votohet buxheti, por para se me shku aty ka procedura me rëndësi dhe më i rëndësishmi është dëgjimi i buxhetit, me u marr kërkesat e qytetarëve për tu votuar buxheti. Dy seanca kanë mbetur peng. Shumë qështje nuk janë diskutuar, nuk janë kaluar Nuk ka vullnet poliitik, nuk ka interesim me punu në këtë drejtim dhe gjithçka ka mbetur e varur’’ thotë ajo.

Ajo shprehet se LDK ka votuar vitin e kaluar buxhetin, duke treguar kulturë dhe vullnet politik, por nuk e mohon se një gjë të tillë mund ta bëjë përseri, por që thotë se kanë disa projekte që ata ja kanë ofru kryetarit Alban Hysenit.

‘’LDK-ja ka qenë ajo që e ka votu buxhetin vitin e kaluar për ti shtyrë proceset përpara, natyrisht se kemi plane, kemi vullnet të madh si në të kaluarën, kemi projekte që kemi ofru për me kalu buxhetin dhe në këtë formë do të veprojmë’’, përfundon ajo.

 

Komuna e Drenasit

Ndonëse është ndër komunat më transparente në Kosovë e madje është vlerësuar edhe si komuna që ka menaxhuar më së miri buxhetin, megjithatë kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka humbur shumicën e asamblesë në këtë komunë.

Madje, javën e kaluar u shkarkua edhe kryesuesi i Komunës së Drenasit, Milaim Hajdarin.

 

Asamblistja e VV-së: 22 lokacione të Drenasit vuajnë për ujë të pijes, Komuna po ndërton për të disatën herë sheshin

Asamblistja e VV-së, në Drenas, Egzona Tërdevci, për FrontOnline thotë se janë duke pritur vendimin nga Ministria e Pushtetit dhe Administrimit Lokal, për zgjedhjen e kryesuesit të ri të kësaj komune.

‘’Ne kemi rrëzuar kryesuesin e kuvendit komunal si opozitë e bashkuar. Vendimi për rrëzim të kryesuesit ka shkuar në MAPL. Ne jemi duke pritur vendimin nga MAPL, për të filluar proceduar për zgjedhjen e kryesuesit të ri’’ thotë ajo.

Asamblistja e VV-së, megjithatë nuk e sheh problem votimin e buxhetit, nëse ai është përkitazi më kërkesat e qytetarëve të Drenasit.

 ‘’Nuk besoj se ka me paraqitë problem votimi i buxhetit nëse ai është përkitazi me kërkesat e qytetarëve të Drenasit. Ne në dy vitet e kaluara kemi votuar kundër buxhetit të Drenasit, kjo nuk është për shkak të pozicionit tonë politik, por nuk i ka përmbushë kërkesat e qtetarëve’’ deklaron ajo.

Tërdevci, thotë se Komuna e Drenasit nuk ka ende ujë të pijes e vazhdohet me ndërtimin e sheshit.

Nuk e di të ardhmen se çka mundet me u bërë. Unë nuk kisha dashur të bisedoj më shumë. S’kam asnjë kërkesë për momentin.

‘’Për shëmbull Komuna e Drenasit, vuan nga uji i pijës rreth 22 lokacione vuajnë nga mungesa e ujit e investohet për sheshin në Drenas, që është ndërtuar mv herët e po ndërtohet për 4-5 herë. Nëse buxheti shkon qysh ka shkuar deri tash, nuk kemi votë për buxhet’’ përfundon ajo.

 

Asambleistja Gjoka: Nuk kemi kërkesa për Lladrovcin

Asambleistja e Demokratëve për Drenasin, Azemine Gjoka, thotë se nuk e di të ardhmen se çka mundet me u bërë.

‘’Nuk e di të ardhmen se çka mundet me u bërë’’ thotë ajo,

E pyetur se a kanë ndonjë kërkesë ndaj kryetarit Ramiz Lladrovci, për buxhetin e vitit 2025, ajo shprehet se nuk ka.

‘’Unë nuk kisha dashur të bisedoj më shumë. S’kam asnjë kërkesë për momentin’’ tha Gjoka.