Tre oficerë të FSK-së diplomojnë në Kolegjin CGSC të ushtrisë amerikane
Oficerët e Forcës së Sigurisë së Kosovës, majorët Alban Bunjaku, Agron Murati dhe Alban Bujupi, pas studimeve njëvjeçare, diplomuan me sukses të lartë në Kolegjin e Komandës dhe Shtabit të Përgjithshëm (CGSC) të Ushtrisë amerikane. CSGS ndodhet në një nga bazat ushtarake më të mëdha amerikan në Evropë – Grafenwohr të Gjermanisë. Kursi kishte për […]
![Tre oficerë të FSK-së diplomojnë në Kolegjin CGSC të ushtrisë amerikane](https://orainfo.net/wp-content/uploads/2024/06/654589-tre-oficere-te-fsk-se-diplomojne-ne-kolegjin-cgsc-te-ushtrise-amerikane.jpeg)
Oficerët e Forcës së Sigurisë së Kosovës, majorët Alban Bunjaku, Agron Murati dhe Alban Bujupi, pas studimeve njëvjeçare, diplomuan me sukses të lartë në Kolegjin e Komandës dhe Shtabit të Përgjithshëm (CGSC) të Ushtrisë amerikane.
CSGS ndodhet në një nga bazat ushtarake më të mëdha amerikan në Evropë – Grafenwohr të Gjermanisë.
Kursi kishte për qëllim të përgatisë oficerë kompetentë dhe fleksibil për detyra dhe komandim në nivelin operacional dhe strategjik, ka shkruar Forca e Sigurisë së Kosovës në një postim në Facebook.