Tre policët e liruar arrijnë në Kosovë

Tre policët patrollues kufitarë të cilët u rrëmbyen më 14 qershor nga forcat serbe, janë kthyer në Kosovë. T7 raporton se ata kanë kaluar në pikëkalimin kufitar në Merdar. Policët u liruan paradite. Avokati i caktuar i tyre, Gradimir Nalliq tha se aktakuza kundër tyre është konfirmuar, por se ata do të mbrohen në liri. […]

Tre policët e liruar arrijnë në Kosovë

Tre policët patrollues kufitarë të cilët u rrëmbyen më 14 qershor nga forcat serbe, janë kthyer në Kosovë.

T7 raporton se ata kanë kaluar në pikëkalimin kufitar në Merdar.

Policët u liruan paradite. Avokati i caktuar i tyre, Gradimir Nalliq tha se aktakuza kundër tyre është konfirmuar, por se ata do të mbrohen në liri.

Presidentja Vjosa Osmani tha se lirimi i tre policëve nuk e liron Serbinë nga përgjegjësia.

“3 policët e Kosovës janë liruar, por kjo nuk e liron Serbinë nga përgjegjësia për këtë akt flagrant agresioni ndaj Kosovës dhe shkeljen e Marrëveshjes Teknike Ushtarake me NATO-n”, shkroi Osmani në Twitter, duke i falënderuar partnerët dhe veçanërisht Shtetet e Bashkuara.