Trump kërcënon Iranin me “përdorim force të paparë ndonjëherë” nëse shënjestrojnë baza amerikane dhe izraelite

Trump kërcënon Iranin me “përdorim force të paparë ndonjëherë” nëse shënjestrojnë baza amerikane dhe izraelite

Presidenti amerikan Donald Trump paralajmëroi Iranin të mos ndërmarrë sulme ndaj SHBA-së apo Izraelit.

Në platformën e tij Truth Social, ai shkroi: “Irani sapo deklaroi se do të godasë shumë fort sot, më fort se kurrë më parë. MË MIRË TË MOS E BËJNË KËTË, SEPSE NËSE E BËJNË, DO T’I GODASIM ME NJË FORCË QË NUK ËSHTË PARË KURRË MË PARË!”

Deklarata erdhi pasi Trupa e Gardës Revoluacionare Islamike kërcënoi me sulme ndaj bazave amerikane dhe Izraelit, në hakmarrje për vdekjen e Ali Khamenei.

“Operacioni më shkatërrues në historinë e forcave tona të armatosura do të nisë drejt territoreve të pushtuara dhe bazave terroriste amerikane,” thuhej në deklaratë.