Trump publikon të dhënat: 33% e familjeve nga Maqedonia që jetojnë në SHBA, marrin ndihmë sociale
Presidenti amerikan Donald Trump ka publikuar në rrjetin social Truth Social një listë ku tregohet se 33% e familjeve nga Maqedonia që jetojnë në SHBA, marrin ndihmë sociale. Në këtë listë, presidenti Trump ka shpërndarë të dhëna mbi përfitimin e asistencës sociale edhe nga familjet emigrante të vendeve të tjera në SHBA. Sipas këtyre të […] The post Trump publikon të dhënat: 33% e familjeve nga Maqedonia që jetojnë në SHBA, marrin ndihmë sociale appeared first on InfoShqip.com.
Presidenti amerikan Donald Trump ka publikuar në rrjetin social Truth Social një listë ku tregohet se 33% e familjeve nga Maqedonia që jetojnë në SHBA, marrin ndihmë sociale. Në këtë listë, presidenti Trump ka shpërndarë të dhëna mbi përfitimin e asistencës sociale edhe nga familjet emigrante të vendeve të tjera në SHBA.
Sipas këtyre të dhënave, 41.3% e familjeve emigrante nga Shqipëria, në Shtetet e Bashkuara përfitojnë ndihmë sociale nga shteti amerikan. Në këtë listë është e përfshirë edhe Kosova me 46% familje që përfitojnë ndihmë sociale.
Tabelat janë pjesë e një renditjeje me titull “Immigrant Welfare Recipient Rates by Country of Origin”, ku paraqitet përqindja e familjeve emigrante që marrin asistencë sociale, të ndara sipas vendit të origjinës. Në listën e publikuar nga Trump, Shqipëria rezulton me një përqindje më të ulët krahasuar me disa vende të tjera, por mbi pragun 40%, duke u renditur pranë shteteve si Moldavia, Ukraina dhe Vietnami.



The post Trump publikon të dhënat: 33% e familjeve nga Maqedonia që jetojnë në SHBA, marrin ndihmë sociale appeared first on InfoShqip.com.

