U aksidentua me familjen gjatë kthimit në Shqipëri, ndërron jetë 6-vjeçarja shqiptare në Itali (EMRAT)

Ka ndërruar jetë 6-vjeçarja shqiptare, Leila Kurti, e cila mbeti e plagosur nga aksidenti i rëndë në Itali rreth 19 ditë më parë. Ajo ishte shtruar në spitalin Maggiore të Bolonjas, ku të shtunën në mëngjes mbylli sytë përgjithmonë. Sipas medieve italiane, lajmin për vdekjes e fëmijë e ka dhënë babai i saj, Gentjan Kurti, […] The post U aksidentua me familjen gjatë kthimit në Shqipëri, ndërron jetë 6-vjeçarja shqiptare në Itali (EMRAT) appeared first on Newsbomb Albania.

U aksidentua me familjen gjatë kthimit në Shqipëri, ndërron jetë 6-vjeçarja shqiptare në Itali (EMRAT)

Ka ndërruar jetë 6-vjeçarja shqiptare, Leila Kurti, e cila mbeti e plagosur nga aksidenti i rëndë në Itali rreth 19 ditë më parë. Ajo ishte shtruar në spitalin Maggiore të Bolonjas, ku të shtunën në mëngjes mbylli sytë përgjithmonë.

Sipas medieve italiane, lajmin për vdekjes e fëmijë e ka dhënë babai i saj, Gentjan Kurti, i cili jeton me familjen në provincën e Reggio Emilia. Babai dhe dy vajzat e tij u plagosën rëndë më 14 qershor, pas një aksidenti pranë daljes së Borgo Panigale teksa po shkonin në aeroport.

Makina e tyre u përplas “kokë më kokë” nga një Audi që udhëtonte me shpejtësi marramendëse. Zjarrfikësit e patën të vështirë t’i nxirrnin nga makina, e më pas i dërguan në repartin e reanimacionit në spitalin e Bolonjës.

Kryebashkiaku i San Polo D’Enza shpalli zi qytetin në ditën e varrimit të Leilës, e cila në vitin 2014 kishte humbur tashmë një vëlla të vogël në moshën 5-vjeçare për shkak të një problemi të rëndë shëndetësor.

The post U aksidentua me familjen gjatë kthimit në Shqipëri, ndërron jetë 6-vjeçarja shqiptare në Itali (EMRAT) appeared first on Newsbomb Albania.