U aludua se ka tradhtuar Loredanën me Lotinën, reagon Mozzik (FOTO)

Mozzik ka reaguar përmes një postimi në Instagram për zërat që qarkullojnë se ai i ka shkruar Lotinës, të dashurës së re ndërsa ishte ende në një marrëdhënie me Loredanën.
 
 Më herët publikoi foto të mesazheve të vjetra me Lotinën, të cilat datojnë që prej viti 2019, për të mbështetur deklaratën e tij gjatë një interviste... The post U aludua se ka tradhtuar Loredanën me Lotinën, reagon Mozzik (FOTO) appeared first on AfterParty.

U aludua se ka tradhtuar Loredanën me Lotinën, reagon Mozzik (FOTO)

Mozzik ka reaguar përmes një postimi në Instagram për zërat që qarkullojnë se ai i ka shkruar Lotinës, të dashurës së re ndërsa ishte ende në një marrëdhënie me Loredanën.
 


Më herët publikoi foto të mesazheve të vjetra me Lotinën, të cilat datojnë që prej viti 2019, për të mbështetur deklaratën e tij gjatë një interviste nëse Lotina ka qenë një pëlqim i vjetër dhe i bukur i reperit.

“Lotinës unë i kam shkruar prej kohësh, domethënë që pasqyron një pëlqim timin të bukur, të vjetër. Më pas si kanë ardhur ujërat e jetës, kanë ardhur në mënyrën më të mirë dhe më të sinqertë, më të drejtë, thjesht kanë ardhur. Jam shumë i lumtur në këtë pjesë”, u shpreh ai në intervistë.

Por, pas publikimit të fotove, njerëzit menjëherë kanë aluduar se ai e ka tradhtuar Loredanën, me të cilën ka një vajzë, Hanën, pasi në vitin 2019 kanë qenë bashkë.

Mozzik ka bërë reagimin e tij, duke postuar këngën “Dhelpër Dinake”, e cila është publikuar në nëntor të vitit 2019 dhe është një dedikim për ish-in e tij, Loredanën. “Nuk jam tradhtar/ unë bëj hite”, shkroi ai në postim.

Në foton e mesazheve, e publikuar nga reperi, shihet data 13 dhjetor 2019, periudhë në të cilën ai dhe Loredana i kishin dhënë fund lidhjes. Vetë Mozzik, një muaj para se t’i shkruante Lotinës konfirmoi divorcin për “20 min”, duke deklaruar se martesa mes tij dhe Lorit thjesht nuk funksiononte më.
 
Edhe te mesazhi tjetër, i cili përkon me disa emoji me mjaltë, si për të thënë se Lotina është kaq e ëmbël, Mozzik e kishte shkruar në korrik të 2020-ës, kur ende s’ishte pajtuar me Loredanën. Ata i dhanë edhe një tjetër shans lidhjes, në tetor të 2020-ës, për t’u ndarë një vit më vonë.

Mozzik dhe Lotina kanë publikuar foto nga pushimet e tyre të përbashkëta në Tanzani, çka solli edhe thashethemet se ata janë bashkë. Më pas, çifti e konfirmoi lidhjen.

The post U aludua se ka tradhtuar Loredanën me Lotinën, reagon Mozzik (FOTO) appeared first on AfterParty.