U caktohet masa e paraburgimit dy të pandehurve për ‘fajdeja e detyrim’

Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti Special ka vendosur në çështjen penale kundër të pandehurve M.SH dhe E.SH, për shkak të dyshimit se të njëjtit kanë kryer veprat penale ‘Fajdeja’ dhe ‘Detyrim’, duke ua caktuar masën e paraburgimit prej një muaji. “Gjyqtari i procedurës paraprake ka aprovuar si të bazuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës […]

U caktohet masa e paraburgimit dy të pandehurve për ‘fajdeja e detyrim’

Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti Special ka vendosur në çështjen penale kundër të pandehurve M.SH dhe E.SH, për shkak të dyshimit se të njëjtit kanë kryer veprat penale ‘Fajdeja’ dhe ‘Detyrim’, duke ua caktuar masën e paraburgimit prej një muaji.

“Gjyqtari i procedurës paraprake ka aprovuar si të bazuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurve M.SH dhe E.SH dhe të njëjtëve iu është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaji, për secilin”, thuhet në njoftimin e Gjykatës.

Sipas kësaj të fundit, janë plotësuar kushtet për caktimin e paraburgimit, sepse, sipas këtij institucioni, nëse lihen në liri të pandehurit M.SH dhe E.SH mund të ikin dhe t’i shmangen procedurave penale

“Po ashtu nëse do të mbrohen në liri, mund të arratisen për t’i ikur përgjegjësisë penale para se cilës ndodhen, si dhe egziston mundësia për të ndikuar tek i dëmtuari si dhe dëshmitarët, me qëllim që t’i ndryshojnë rrethanat e kryerjes së veprës penale si dhe për t’i fshehur dhe asgjësuar provat”, konsideron Gjykata.

Kundër këtij aktvendimi, palët e pakënaqura thuhet se kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës  Themelore në Prishtinë.