U përfolën për krizë në çift, Luizi shfaqet nga muaji i mjaltit me Kiarën

Së fundmi është përfolur se Luizi dhe Kiara po kalonin një krizë në çift dhe shkak u bë Instagrami. U tha se Kiara e ka hequr Luizin nga lista e Instagramit ndërsa ky i fundit që prej rikthimit nga SHBA nuk kishte postuar as edhe një foto me partneren. Mirëpo sot Luizi i ka hedhur […]

U përfolën për krizë në çift, Luizi shfaqet nga muaji i mjaltit me Kiarën

Së fundmi është përfolur se Luizi dhe Kiara po kalonin një krizë në çift dhe shkak u bë Instagrami.

U tha se Kiara e ka hequr Luizin nga lista e Instagramit ndërsa ky i fundit që prej rikthimit nga SHBA nuk kishte postuar as edhe një foto me partneren.

Mirëpo sot Luizi i ka hedhur poshtë thashethemet duke postuar një foto në Instastory ku tregon se ai dhe Kiara ndodhen bashkë në Korçë.

Madje këtë arratisje larg nga kryeqyteti, këngëtari e quan ‘muaj mjalti’.

“Muaj mjalti në Korçë”, shkruan Luizi teksa shfaqet bashkë me Kiarën, në shoqërinë edhe të personave të tjerë.