U përpoq ta ndalonte, motoçiklisti godet policin në Prishtinë
Gjatë ditës së sotme, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime në rrugën ‘Garibaldi’ në Prishtinë. Në aksident janë përfshirë një motoçikletë dhe një zyrtar policor. Zëdhënësi i policisë për Kryeqytetin, Enis Pllana, tha se gjatë përpjekjes së policit për ta ndaluar, motoçiklisti e ka goditur atë dhe më pas është larguar nga vendi i


Gjatë ditës së sotme, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime në rrugën ‘Garibaldi’ në Prishtinë. Në aksident janë përfshirë një motoçikletë dhe një zyrtar policor.
Zëdhënësi i policisë për Kryeqytetin, Enis Pllana, tha se gjatë përpjekjes së policit për ta ndaluar, motoçiklisti e ka goditur atë dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.
Si pasojë, zyrtari policor ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor.


