‘‘U prehtë në paqe’’ – Vdekja e aktorit të njohur, i biri këngëtari Redon Makashi me mesazh prekës, njofton për homazhet
Ndarja nga jeta e aktorit të njohur Fitim Makashi i ka prekur të gjithë dhe veçanërisht familjen e tij. I biri i artistit të kinematografisë shqiptare, këngëtari i njohur Redo Makashi, ka ndarë sot dhimbjen e thellë me një mesazh prekës në rrjetin social, duke njoftuar edhe detajet për ceremoninë mortore dhe homazhet. Ai shprehet


Ndarja nga jeta e aktorit të njohur Fitim Makashi i ka prekur të gjithë dhe veçanërisht familjen e tij.
I biri i artistit të kinematografisë shqiptare, këngëtari i njohur Redo Makashi, ka ndarë sot dhimbjen e thellë me një mesazh prekës në rrjetin social, duke njoftuar edhe detajet për ceremoninë mortore dhe homazhet.
Ai shprehet se po njoftonte me dhimbe ndarjen nga jeta në moshën 82-vjeçare të të atit dhe se homazhet do mbahen nesër (1 shkurt) në Art Turbina në Tiranë, nga ora 11:00-13:00 dhe më pas ceremonia do zhvillohej në Varrezat e Sharrës, në kryeqytet.
Mesazhi i Redo Makashit:
“Me dhimbje të thellë njoftoj ndarjen nga jeta të babait tim, artistit Fitim Makashi. Homazhet në nderim të tij do të mbahen nga ora 11:00-13:00, pranë Art Turbina.
Ceremonia e varrimit do të zhvillohet në Varrezat e Sharrës në Tiranë. Faleminderit të gjithëve për mbështetjen dhe ngushëllimet. U prehtë në paqe!”.


