U tha se është në pritje të ëmbël, reagon Dafina Zeqiri

Dafina Zeqiri, më në fund, ka folur për lajmet se është në një pritje të ëmbël, duke i mohuar ato. Pak ditë më parë, u raportua në emisionin “Stacioni Rozë” në RTSH se Dafina dhe partneri i saj, Kreshnik Gjergji, do të bëhen prindër dhe se këngëtarja ishte në javët e para të shtatzënisë. Në […]

U tha se është në pritje të ëmbël, reagon Dafina Zeqiri

Dafina Zeqiri, më në fund, ka folur për lajmet se është në një pritje të ëmbël, duke i mohuar ato. Pak ditë më parë, u raportua në emisionin “Stacioni Rozë” në RTSH se Dafina dhe partneri i saj, Kreshnik Gjergji, do të bëhen prindër dhe se këngëtarja ishte në javët e para të shtatzënisë.

Marketing

Në një deklaratë ekskluzive për revista Class artistja theksoi së bëhet fjalë për një “çështje personale”, të cilën do ta zbulojë vetë për publikun, kur të ndodhë.

“Është mirë të merren fakte reale siç ndodh jashtë me mediat ndërkombëtare. Askush nuk guxon të shpikë gjëra të cilat nuk janë të konfirmuara nga vetë personi, as nga miqtë e afërt”, u shpreh Dafina.

Më tej, ajo shtoi: “Është një çështje shumë personale, por më vjen keq që e keqpërdorin me një mënyrë disa gazetarë për të marrë klikime me burime të rreme”.

Pra, zërat nuk qenkan të vërtetë! Dafina nuk është në pritje të ëmbël dhe kur të jetë, do të na e thotë vetë.