U vetëplagos me armë zjarri, vdes 27-vjeçari në Tiranë
Një ngjarje tragjike ka ndodhur këtë mbrëmje në Tiranë. Sipas asaj që raporton policia, një 27-vjeçar me inicialet A.M. është vetëplagosur me armë zjarri. Pavarësisht ndërhyrjeve të mjekëve, ai ka ndërruar jetë në spital. Policia është duke i hetuar rrethanat e ngjarjes, raporton Tch.




