Ulja e kamatave pret vjeshtën

Me tendencat e favorshme të inflacionit mund të pritet edhe zbutje e caktuar e politikës monetare, apo e uljes së kamatave të kredive. Në mbështetje të kësaj lëvizje shkon edhe The post Ulja e kamatave pret vjeshtën appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Ulja e kamatave pret vjeshtën

Me tendencat e favorshme të inflacionit mund të pritet edhe zbutje e caktuar e politikës monetare, apo e uljes së kamatave të kredive. Në mbështetje të kësaj lëvizje shkon edhe ulja e normave të interesit në eurozonë

Huamarrja e qytetarëve nuk ka të ndalur përkundër rritjes së normave të interesit. Në vitet e fundit Banka Qendrore në Maqedoni ka shtrenjtuar paratë për të mbajtur nën kontroll inflacionin.Maqedonia vitin 2022 e mbylli me inflacion prej 14.2 për qind, ndërsa vitin 2023 me inflacion prej 9.4 për qind, njoftoi Enti Shtetëror i Statistikave. Më së shumti ishin rritur çmimet e ushqimeve, shërbimeve hotelerike, mobilieve dhe sendeve shtëpiake. Rritje e kostos është vënë re në transportin ajror, aranzhimet turistike, veshjet, produktet farmaceutike. Në muajin maj të këtij viti inflacioni arriti në 4.5 për qind. Mirëpo me tendencat e favorshme të inflacionit mund të pritet edhe zbutje e caktuar e politikës monetare, apo e uljes së kamatave të kredive. Në mbështetje të kësaj lëvizje shkon edhe ulja e normave të interesit në eurozonë Pas uljes së normave bazë të interesit në Eurozonë për 0.25 pikë përqindjeje më 6 qershor, Banka Popullore e Maqedonisë së Veriut thotë se ka hapësirë ​​për ndryshim të politikës monetare në vend, veçanërisht në kushtet e prirjeve të inflacionit dhe lëvizjeve të jashtme dhe lëvizjeve në tregun e këmbimit. “Një ulje e normave të interesit të BQE-së dhe rrjedhimisht të Euriborit, nga njëra anë, do të krijojë një mundësi për të ulur normën tonë bazë të interesit, nëse ecuria e faktorëve kryesorë mbetet e favorshme, gjë që do të ndikojë indirekt në kushte më të relaksuara financiare“, thonë nga Banka Popullore.

Banka Qendrore Evropiane uli normën bazë të interesit në 3.75 pikë përqindjeje, nga rekordi prej 4 për qind që arritën në shtator 2023. Rritja e normave të interesit filloi diku nga mesi i vitit 2022 kur vendet e eurozonës ishin nën një goditje të rëndë inflacioniste fillimisht nga pandemia e Covid-it dhe më pas nga kriza energjetike pas pushtimit rus të Ukrainës.

Edhe të dhënat zyrtare tregojnë rritjen e kamatave në dy vitet e fundit. Në prill 2024, norma mesatare e interesit në totalin e kredive ishte 5.51 për qind, me një rritje vjetore prej 0.43 për qind. Norma mesatare e interesit për kreditë e reja të miratuara, në muajin prill, shënoi një rritje mujore prej 0.49 për qind dhe është 5.47 për qind. Dy vite më parë këto shifra ishin më ndryshe.Në prill 2022, norma mesatare e interesit në totalin e kredive është 4.30 për qind ndërsa në bazë vjetore ishte ulur me 0.28 për qind. Në muajin prill 2022, norma mesatare e interesit për kreditë e reja arriti në 3.98 për qind.

Nga Banka Popullore thonë se mund të ketë një zbutje të politikës monetare, e cila varet edhe nga shuma e normave të interesit si për depozitat ashtu edhe për kreditë. “Ajo që nuk duhet të harrojmë është se ne kemi një politikë të një kursi të qëndrueshëm të denarit dhe për këtë arsye për ne si Bankë Qendrore është gjithashtu e rëndësishme të shohim se lëvizjet aktualisht të favorshme për tregun valutor, ku nuk ka presion mbi kursin e këmbimit, vazhdojnë edhe në periudhën e ardhshme, dhe rruga e parashikuar e rezervave është në përputhje me atë që ne e vlerësojmë si një nivel adekuat të rezervave valutore. Sigurisht, si vendimi ashtu edhe sjellja e Bankës Qendrore Evropiane kanë ndikim në funksionin apo mënyrën se si ne reagojmë”, shtojnë nga ky institucion.

Sipas parashikimeve, për të gjithë vitin 2024 pritet një inflacion mesatar prej 3.5 për qind. Sa i përket çmimeve të produkteve parësore në bursa, parashikimet e fundit janë rishikuar mesatarisht në rritje, pra pritet një rënie më e vogël e tyre këtë vit dhe konteksti i paqëndrueshëm gjeopolitik vijon të krijojë pasiguri dhe rreziqe rritëse për periudhën e ardhshme.Prandaj, vlerësohet se nevojitet kujdes i mëtejshëm në drejtimin e politikës monetare, konstaton Bordi Ekzekutiv i Politikës Monetare. (koha.mk)

The post Ulja e kamatave pret vjeshtën appeared first on Flaka, në çdo lajm... .