Ulutash: Roli i KFOR-it mbetet thelbësor

KFOR-i ka shënuar një çerek shekulli angazhim dhe përkushtim për siguri të qëndrueshme në mbarë Kosovën dhe stabilitetit rajonal. Komandanti i KFOR-it, Ozkan Ulutash, në ceremoninë e mbajtur në kampin “Film City”, ka thënë se misioni i KFOR-it paraqet përkushtimin më të prekshëm, afatgjatë dhe të palëkundur ndaj sigurisë së Kosovës dhe stabilitetit rajonal. “Më […]

Ulutash: Roli i KFOR-it mbetet thelbësor

KFOR-i ka shënuar një çerek shekulli angazhim dhe përkushtim për siguri të qëndrueshme në mbarë Kosovën dhe stabilitetit rajonal.

Komandanti i KFOR-it, Ozkan Ulutash, në ceremoninë e mbajtur në kampin “Film City”, ka thënë se misioni i KFOR-it paraqet përkushtimin më të prekshëm, afatgjatë dhe të palëkundur ndaj sigurisë së Kosovës dhe stabilitetit rajonal.

“Më lejoni të nderoj shërbimin dhe sakrificën e tyre dhe të nderoj ata që humbën jetën duke i shërbyer këtij misioni. Pa angazhimin e qindra e mijëra burra dhe gra që kanë shërbyer nën KFOR gjatë 25 vjetëve të fundit, NATO nuk do të mund të luante një rol kaq të rëndësishëm në Kosovë dhe Ballkan Perëndimor. Roli i KFOR-it mbetet thelbësor. Jam i nderuar të vazhdojë ta ndaj këtë udhëtim me ju dhe s’do të kursej asnjë përpjekje, së bashku me mijëra gra dhe burra me uniformë, nga aleatët e NATO-s dhe partnerët, të cilët jam krenar t’i komandoj”, ka theksuar Ulutash.

Në ceremoni mori pjesë presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, përfaqësues të BE-së, EULEX-it, OSBE-së, UNMIK-ut, ambasadorë të shumtë të vendeve kontribuuese të trupave të KFOR-it, si dhe udhëheqës fetarë.