Ushtarët grekë nisen drejt Kosovës, i bashkohen KFOR-it në Bondsteel në kuadër të Forcës Rezervë

Një kopmani me ushtarë grekë në kuadër të Batalionit të 2-të shumëkombësh të Forcës Rezervë Operacionale të KFOR-it, janë nisur nga Greqia për në kampin Bondsteel në Kosovë, siç njofton faqja e ushtrisë greke “për të kontribuar në aftësinë e reagimit të menjëhershëm të NATO-s në rajonin e Kosovës”. “Batalioni i II-të Shumëkombësh i Rezervave […]

Ushtarët grekë nisen drejt Kosovës, i bashkohen KFOR-it në Bondsteel në kuadër të Forcës Rezervë

Një kopmani me ushtarë grekë në kuadër të Batalionit të 2-të shumëkombësh të Forcës Rezervë Operacionale të KFOR-it, janë nisur nga Greqia për në kampin Bondsteel në Kosovë, siç njofton faqja e ushtrisë greke “për të kontribuar në aftësinë e reagimit të menjëhershëm të NATO-s në rajonin e Kosovës”.

“Batalioni i II-të Shumëkombësh i Rezervave Operacionale përbëhet nga Komanda Shumëkombëshe me një staf përkatës, e cila përbëhet nga personel nga Greqia, Shqipëria, Bullgaria dhe Rumania dhe komanda e së cilës deri në dhjetor 2024 mbahet nga vendi ynë”, thuhet në njoftim.

Tutje theksohet se kjo është hera e dytë që forcat e ushtrisë greke dislokohen në Kosovë, pas dislokimit të parë të ndodhur nga shtatori në dhjetor 2023.

Athina zyrtare rizgjedhjen e ushtrisë greke për dislokim në Kosovë e shohin si vendim tregon demonstrimin dhe kontributin vendimtar në shfaqejn e Greqisë si shtyllë sigurie dhe stabiliteti në rajonin e “ndjeshëm të Ballkanit”.

Αναχώρηση Δύναμης του 2ου Πολυεθνικού Τάγματος της «Kosovo Force Operational Reserve Force»

Ανακοίνωση Τύπου https://t.co/T0nFd2vwYq

#ΕλληνικόςΣτρατός, #HellenicArmy

— Γενικό Επιτελείο Στρατού-Hellenic Army Gen. Staff (@HAspokesman) June 21, 2024