Ushtria izraelite thotë se po kryen sulme ndaj objektivave në Teheran

Ushtria izraelite thotë se po kryen sulme ndaj objektivave në Teheran

Ushtria izraelite tha se aktualisht po kryen sulme ndaj objektivave që i përkasin regjimit iranian në të gjithë Teheranin.

Në një deklaratë, Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thanë se forcat e tyre “aktualisht po godasin objektivat e regjimit iranian në të gjithë Teheranin”, raporton CNN.

IDF-ja nuk ka dhënë detaje mbi vendet specifike ose shkallën e operacionit, ndërkaq nuk pati as komente nga autoritetet iraniane në lidhje me këto sulme.