Varheji uroi zgjedhjen e Qeverisë së re: Pres që të punojmë shpejt në rrugën e Maqedonisë së Veriut drejt BE-së

Komisioneri Evropian për Zgjerim dhe Politikë të Fqinjësisë, Oliver Varheji, ka uruar zgjedhjen e Qeverisë së re të Maqedonisë së Veriut. Menjëherë pas votimit dhe betimit në Kuvend, Varheyi përmes një njoftimi në platformën sociale “X” i ka dërguar urime kryeministrit Hristijan Mickoski dhe anëtarëve të Qeverisë së re të vendit, transmeton Portalb.mk. “Me padurim […]

Varheji uroi zgjedhjen e Qeverisë së re: Pres që të punojmë shpejt në rrugën e Maqedonisë së Veriut drejt BE-së

Komisioneri Evropian për Zgjerim dhe Politikë të Fqinjësisë, Oliver Varheji, ka uruar zgjedhjen e Qeverisë së re të Maqedonisë së Veriut. Menjëherë pas votimit dhe betimit në Kuvend, Varheyi përmes një njoftimi në platformën sociale “X” i ka dërguar urime kryeministrit Hristijan Mickoski dhe anëtarëve të Qeverisë së re të vendit, transmeton Portalb.mk.

“Me padurim pres të punoj shpejt me ju për të avancuar rrugën e Maqedonisë së Veriut drejt Bashkimit Evropian”, shtoi Varheji në urimin e tij.

Congratulations to Prime Minister @MickoskiHM and members of the new Government!

Looking forward to work swiftly with you to advance North Macedonia’s #EU path.#NorthMacedonia

— Oliver Varhelyi (@OliverVarhelyi) June 23, 2024

Me 77 vota “për” dhe 22 vota “kundër”, Kuvendi zgjodhi mbrëmë Qeverinë e re, kryetar i së cilës është Hristijan Mickoski. Koalicioni qeveritar përbëhet nga VMRO-DPMNE, koalicioni “VLEN” dhe ZNAM.

Në votimin e mbrëmshëm “kundër” Qeverisë së re u deklaruan deputetët e LSDM-së dhe të Majtës, ndërsa deputetët e koalicionit “Fronti Evropian” i udhëhequr nga BDI-ja e lanë seancën para përfundimit të saj.

Hristijan Mickoski e mori mandatin për të formuar qeverinë e re pasi partia e tij fitoi zgjedhjet parlamentare në maj të këtij viti dhe fitoi 58 ulëse në Kuvend.

LEXO: Kuvendi me 77 vota “për” e zgjodhi Qeverinë e Maqedonisë së Veriut me kryeministër Hristijan Mickoskin