Vdes figura e rëndësishme e komunitetit arbëresh në Itali, prifti Antonio Bellusci

Ka ndërruar jetë prifti Antonio Bellusci, Protopresbiter i Eparkisë së Lungrës, i cili ishte një figurë e rëndësishme e komunitetit arbëresh në Itali, ku ndër vite ka qenë gjithashtu një mbështetës dhe aktivist i madh për çështjen e Kosovës. Lajmin për vdekjen e tij e bëri të ditur, ambasadorja e Kosovës në Itali, Lendita Haxhitasim. […]

Vdes figura e rëndësishme e komunitetit arbëresh në Itali, prifti Antonio Bellusci

Ka ndërruar jetë prifti Antonio Bellusci, Protopresbiter i Eparkisë së Lungrës, i cili ishte një figurë e rëndësishme e komunitetit arbëresh në Itali, ku ndër vite ka qenë gjithashtu një mbështetës dhe aktivist i madh për çështjen e Kosovës.

Lajmin për vdekjen e tij e bëri të ditur, ambasadorja e Kosovës në Itali, Lendita Haxhitasim.

NË një postim në Facebook, Haxhitasim për Belluscin thotë se ka qenë një shtyllë e kulturës dhe traditave të Arbërisë, duke i kushtuar jetën e tij ruajtjes dhe promovimit të trashëgimisë Arbëreshe.

“Në këtë moment dhimbjeje, mendimet tona shkojnë për familjen e tij, miqtë e tij dhe të gjithë komunitetin Arbëresh. Jemi pranë jush me zemër dhe mendje, duke ndarë dhimbjen tuaj dhe duke nderuar kujtimin e një personi kaq të jashtëzakonshëm. Qoftë shembulli i tij vazhdimisht frymëzues për ne të gjithë dhe shpirtin e tij u prehtë në paqe”, shkruan ambasadorja.