VIDEO/ Avioni humbet kontrollin dhe përfundon në autostradë, tre të vdekur

Tre persona humbën jetën teksa një avion turistik me të cilin po udhëtonin u rrëzua në një autostradë në Francë, thanë burimet policore për AFP. Përplasja, e cila ndodhi pasditen e së dielës në zonën e Parisit, thuhet se ka ndodhur pasi Cessna ra në kontakt me një linjë elektrike të tensionit të lartë. Asnjë [...]Read More...

VIDEO/ Avioni humbet kontrollin dhe përfundon në autostradë, tre të vdekur

Tre persona humbën jetën teksa një avion turistik me të cilin po udhëtonin u rrëzua në një autostradë në Francë, thanë burimet policore për AFP. Përplasja, e cila ndodhi pasditen e së dielës në zonën e Parisit, thuhet se ka ndodhur pasi Cessna ra në kontakt me një linjë elektrike të tensionit të lartë.

Asnjë makinë nuk u godit në autostradë.

“Tre pasagjerët e avionit që sapo ishte nisur nga aeroporti i Lonit vdiqën”, tha zyra e prokurorit për AFP. Viktimat janë “dy burra dhe një grua”, shtoi ai.

Seine-et-Marne: trois morts dans le crash d'un petit avion de tourisme sur l'A4

— BFMTV (@BFMTV) June 30, 2024

Autostrada ishte e bllokuar në të dy drejtimet. Organet kompetente kanë nisur hetimet.

/abcnews.al