72-vjeçarit me Parkinson i zhduken dridhjet brenda pak minutash pas trajtimit me ultratinguj

Një 72-vjeçar me Parkinson ka përjetuar një rezultat të jashtëzakonshëm pas një trajtimi të ri me ultratinguj.
Amerikani Bud Leavell vuante prej vitesh nga dridhje të forta në dorë, procedura joinvazive synoi me saktësi një zonë të trurit që shkaktonte dridhjet.
Vetëm pak minuta pas trajtimit, dridhja e tij u zhduk, dhe tani ai mund të përdorë përsëri dorën dhe të merret me hobin e tij, riparimin e radiove.
Mjekët thonë se metoda mund të jetë alternativë ndaj stimulimit të thellë të trurit, megjithatë, trajtimi ka disa rreziqe dhe efektet afatgjata ende nuk dihen plotësisht.
Ekspertët e konsiderojnë procedurën premtuese dhe potencialisht jetëndryshuese.
Burimi i lajmit: klankosova.tv
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



