Vrasje në tentativë në Prishtinë, një person dërgohet për trajtim në QKUK

Një person është sulmuar me mjet të mprehtë mbrëmjen e së dielës në Prishtinë, në një rast që po hetohet si vrasje në tentativë. Sipas njoftimit të Policisë, rasti ka ndodhur më 8 mars rreth orës 21:00, pas një mosmarrëveshjeje mes viktimës dhe një personi të dyshuar. Viktima, mashkull kosovar, është sulmuar fizikisht me një mjet

Vrasje në tentativë në Prishtinë, një person dërgohet për trajtim në QKUK
vrasje-ne-tentative-ne-prishtine,-nje-person-dergohet-per-trajtim-ne-qkuk

vrasje-ne-tentative-ne-prishtine,-nje-person-dergohet-per-trajtim-ne-qkuk

Një person është sulmuar me mjet të mprehtë mbrëmjen e së dielës në Prishtinë, në një rast që po hetohet si vrasje në tentativë. Sipas njoftimit të Policisë, rasti ka ndodhur më 8 mars rreth orës 21:00, pas një mosmarrëveshjeje mes viktimës dhe një personi të dyshuar.

Viktima, mashkull kosovar, është sulmuar fizikisht me një mjet të mprehtë nga i dyshuari, i cili pas incidentit është larguar në drejtim të panjohur.  I lënduari është dërguar për trajtim mjekësor në Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK). Policia ka njoftuar se lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa hetimet për identifikimin dhe kapjen e të dyshuarit janë duke vazhduar.