Vuçeviq: Serbia e gatshme të bëjë marrëveshje dhe kompromise me Kosovën

Kryeministri i Serbisë, Millosh Vuçeviq, ka thënë se janë të gatshëm të bëjnë kompromise dhe marrëveshje në procesin e dialogut me Kosovën. Ai në një intervistë për AFP ka pohuar se të dyja shtet duhet të jenë njëjtë të kënaqur, transmeton klankosova.tv. “Ne jemi gati të bëjmë marrëveshje dhe kompromise, kompromise që do të thotë […]

Vuçeviq: Serbia e gatshme të bëjë marrëveshje dhe kompromise me Kosovën

Kryeministri i Serbisë, Millosh Vuçeviq, ka thënë se janë të gatshëm të bëjnë kompromise dhe marrëveshje në procesin e dialogut me Kosovën.

Ai në një intervistë për AFP ka pohuar se të dyja shtet duhet të jenë njëjtë të kënaqur, transmeton klankosova.tv.

“Ne jemi gati të bëjmë marrëveshje dhe kompromise, kompromise që do të thotë se asnjëra palë nuk është një fituese absolute apo një humbëse absolute, por që Serbia dhe Kosova duhet të jenë njëlloj të kënaqura — ose më mirë thënë, një lloj të pakënaqura”, tha Vuçeviq.