Xhaferi: Me kryeministrin e parë shqiptar shkruam histori

Pas dorëzimit të mandatit, tani më ish-kryeministri Talat Xhaferi, në Fejsbuk ka shkruar se me kryeministrin e parë shqiptar kanë shkruar histori. “Në ditën e fundit të punës si kryeministër, The post Xhaferi: Me kryeministrin e parë shqiptar shkruam histori appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Xhaferi: Me kryeministrin e parë shqiptar shkruam histori

Pas dorëzimit të mandatit, tani më ish-kryeministri Talat Xhaferi, në Fejsbuk ka shkruar se me kryeministrin e parë shqiptar kanë shkruar histori.

“Në ditën e fundit të punës si kryeministër, detyrimisht rikujtoj vizionin dhe kauzën e kryetarit Ali Ahmeti për kryeministrin e parë shqiptar në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Vendim, i cili shkroi një ardhmëri të re, ndryshe, më progresive dhe më evropiane për shtetin tonë. Vendim, i cili dëshmoi se puna, përkushtimi dhe rezultatet në favor të të gjithë qytetarëve i tejkalojnë interesin partiak, etnikumin, politikën ditore dhe stuhitë javore. Faleminderit për gjithë mbështetjen dhe profesionalizimin e të gjithëve përreth meje. Shkruam histori, mbetet që gjeneratat më të reja ta vazhdojnë dhe përsosin. Deri në momentet e ardhshme historike për shtetin tonë, qëndroj i përkushtuar në funksionin e deputetit.”, ka shkruar Talat Xhaferi.

The post Xhaferi: Me kryeministrin e parë shqiptar shkruam histori appeared first on Flaka, në çdo lajm... .