Xhaka shpreh mbështetje për krerët e UÇK-së: “Luftuan për tokën e tyre, për lirinë e atdheut”

Xhaka shpreh mbështetje për krerët e UÇK-së: “Luftuan për tokën e tyre, për lirinë e atdheut”

Futbollisti me origjinë shqiptare dhe kapiteni i përfaqësueses së Zvicrës, Granit Xhaka, ka shprehur publikisht mbështetje për ish-krerët e UÇK-së pas zhvillimeve të fundit në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, raporton albinfo.ch.

Përmes një postimi në Instagram, në formatin Instastory, Xhaka ka shpërndarë një imazh ku shfaqen fotografitë e Jakup Krasniqit, Hashim Thaçit, Kadri Veselit dhe Rexhep Selimit.

Postimi shoqërohet me mesazhin:

“Luftuan në tokën e tyre, për lirinë e atdheut. Liria ka emër.”

Në pjesën e poshtme të imazhit shfaqet edhe flamuri me stemën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Reagimi i Xhakës vjen pas shpalljes së aktgjykimit ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së nga Dhomat e Specializuara në Hagë.

Futbollisti shqiptar nga Zvicra është shprehur edhe në raste të tjera publikisht për tema që lidhen me Kosovën dhe shqiptarët. /Albinfo.ch

The post Xhaka shpreh mbështetje për krerët e UÇK-së: “Luftuan për tokën e tyre, për lirinë e atdheut” appeared first on Albinfo.


Burimi i lajmit: albinfo.ch
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.