Xherdan Shaqiri futet në librin e rekordeve me euro-golin ndaj Skocisë

Xherdan Shaqiri realizoi një gol brilant nga distanca ndaj Skocisë, në xhiron e dytë të fazës së grupeve në Euro 2024. Zvicra ishte duke humbur 1-0 pas minutës së 13-të, por lojtari nga Zhegra e Gjilanit doli në skenë me specialitetin e tij. Shaqiri lëshoi një goditje të fuqishme në minutën e 26-të, për t’i […]

Xherdan Shaqiri futet në librin e rekordeve me euro-golin ndaj Skocisë

Xherdan Shaqiri realizoi një gol brilant nga distanca ndaj Skocisë, në xhiron e dytë të fazës së grupeve në Euro 2024.

Zvicra ishte duke humbur 1-0 pas minutës së 13-të, por lojtari nga Zhegra e Gjilanit doli në skenë me specialitetin e tij.

Shaqiri lëshoi një goditje të fuqishme në minutën e 26-të, për t’i barazuar shifrat në 1-1.

Por, me këtë gol – ish-ylli i Bayern Munichut dhe Interit tani e ka vendosur vetën në librin e rekordeve të futbollit.

Shaqiri bëhet lojtari i parë që realizon në gjashtë gara të mëdha ndërkombëtare radhazi:

Kupa e Botës 2014

Kampionati Evropian 2016

Kupa e Botës 2018

Kampionati Evropian 2020

Kupa e Botës 2022

Kampionati Evropian 2024.