Xherdan Shaqiri vlerësohet me notën 9.9 dhe futet në formacionin e javës në Zvicër

Xherdan Shaqiri vazhdon të jetë një prej figurave kryesore të FC Basel 1893 në Superligën e Zvicrës, transmeton albinfo.ch.
Ylli shqiptar ka zhvilluar një paraqitje të jashtëzakonshme në fitoren e Baselit ndaj Luzernit, duke qenë protagonist absolut me dy gola dhe një asistim.
Performanca e Shaqirit është vlerësuar në mënyrë të veçantë edhe nga vlerësuesit e paraqitjeve individuale, të cilët i kanë dhënë atij notën 9.9 – vlerësimi më i lartë i javës.
Përveç notës së jashtëzakonshme, Shaqiri është përfshirë edhe në formacionin zyrtar të javës në Superligën e Zvicrës, duke konfirmuar edhe një herë ndikimin e tij në skuadrën nga Bazeli.
Dy gola dhe një asistim
Shaqiri ishte vendimtar në triumfin e Baselit ndaj Luzernit. Përveç dy golave të shënuar, ai kontribuoi edhe me një asistim, duke marrë pjesë drejtpërdrejt në tri prej aksioneve vendimtare të skuadrës së tij, transmeton tutje albinfo.ch.
Kjo paraqitje e vendos atë në mesin e lojtarëve më të dalluar të xhiros dhe i ka siguruar një vend në formacionin më të mirë të javës.
Nota 9.9 është dëshmia më e qartë e nivelit të paraqitjes së tij, ndërsa përfshirja në formacionin zyrtar të javës e plotëson një tjetër mbrëmje të shkëlqyer për Shaqirin.
“BIG” Shaqa, siç është cilësuar shpesh nga tifozët, vazhdon kështu të tregojë se mbetet një prej lojtarëve më të rëndësishëm të Baselit dhe një prej emrave më të njohur shqiptarë në futbollin evropian./Albinfo.ch
The post Xherdan Shaqiri vlerësohet me notën 9.9 dhe futet në formacionin e javës në Zvicër appeared first on Albinfo.
Burimi i lajmit: albinfo.ch
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



