Zarf i zi në shtëpinë e BBVA! Anulohet televotimi, përjashtohet banori që rrëmbeu zemrat e publikut
Big Brother VIP Albania ka njoftuar anulimin e televotimit të kësaj jave, pas përjashtimit përfundimtar të një prej banorëve të shtëpisë. Sipas njoftimit zyrtar nga Vëllai i Madh, banori Kristi Lamaj është përjashtuar nga gara, çka ka sjellë edhe anulimin e menjëhershëm të televotimit aktual. Vendimi u komunikua përmes Zarfit të Zi, i cili mbërriti […] The post Zarf i zi në shtëpinë e BBVA! Anulohet televotimi, përjashtohet banori që rrëmbeu zemrat e publikut appeared first on InfoShqip.com.
Big Brother VIP Albania ka njoftuar anulimin e televotimit të kësaj jave, pas përjashtimit përfundimtar të një prej banorëve të shtëpisë.
Sipas njoftimit zyrtar nga Vëllai i Madh, banori Kristi Lamaj është përjashtuar nga gara, çka ka sjellë edhe anulimin e menjëhershëm të televotimit aktual.
Vendimi u komunikua përmes Zarfit të Zi, i cili mbërriti mëngjesin e sotëm në shtëpinë më të famshme në Shqipëri. Mesazhi u lexua para banorëve dhe konfirmoi se Kristi Lamaj nuk do të jetë më pjesë e lojës.
Kujtojmë se javën e kaluar Kristi u largua nga shtëpia duke kaluar murin, por publiku vendosi t’i jepte edhe një mundësi të dytë për të vazhduar garën. Megjithatë, zhvillimet e fundit kanë çuar në përjashtimin e tij përfundimtar nga spektakli.

The post Zarf i zi në shtëpinë e BBVA! Anulohet televotimi, përjashtohet banori që rrëmbeu zemrat e publikut appeared first on InfoShqip.com.

