Zbulohen detajet e kontratës së re të Leaos në Milan
Ka mbetur vetëm zyrtarizimi. Rafael Leao ka nënshkruar kontratë të re me Milanin. Ylli portugez është lojtari kryesor i kuqezinjve të cilët e kanë blinduar me kontratë të re deri në vitin 2028. Klauzola e lirimit të tij kap shifrën e 175 milionë eurove. Paga e tij vjetore do të jetë pesë milionë euro, plus […]
![Zbulohen detajet e kontratës së re të Leaos në Milan](https://orainfo.net/wp-content/uploads/2022/12/leao-1.png)
Ka mbetur vetëm zyrtarizimi. Rafael Leao ka nënshkruar kontratë të re me Milanin.
Ylli portugez është lojtari kryesor i kuqezinjve të cilët e kanë blinduar me kontratë të re deri në vitin 2028.
Klauzola e lirimit të tij kap shifrën e 175 milionë eurove.
Paga e tij vjetore do të jetë pesë milionë euro, plus bonuset.
Zyrtarizimi për rinovimin e kontratës tani është thjesht çështje orësh.