Zemaj: Qeveria “Kurti” mashtruese, nuk përmirësoi jetesën e pensionistëve

Qeveria aktuale s’ka bërë asnjë strategji për përmirësimin e jetesës së pensionistëve, thotë anëtari i Komisionit për Mirëqenie Sociale, nga radhët e LDK-së, Armend Zemaj. Ai ka kritikuar pushteti ashpër, duke thënë se janë mashtrues e të padijshëm. Sipas Zemajt, jeta e qytetarëve është rënduar e varfëruar. “Qeveria s’ka bërë asgjë, shpërndarje të fondeve në […]

Zemaj: Qeveria “Kurti” mashtruese, nuk përmirësoi jetesën e pensionistëve


Qeveria aktuale s’ka bërë asnjë strategji për përmirësimin e jetesës së pensionistëve, thotë anëtari i Komisionit për Mirëqenie Sociale, nga radhët e LDK-së, Armend Zemaj.

Ai ka kritikuar pushteti ashpër, duke thënë se janë mashtrues e të padijshëm.

Sipas Zemajt, jeta e qytetarëve është rënduar e varfëruar.

“Qeveria s’ka bërë asgjë, shpërndarje të fondeve në formë lëmoshe pa asnjë strategji në përmirësimin e kostos së jetës së pensionisteve. Inflacioni, rritja e çmimeve pa kontroll vetëm sa e ka rënduar varfërinë. Mashtrues dhe të padijshëm”, theksoi Zemaj për “Front Online.