Zgjedhjet parlamentare në Kosovë, përfundon procesi i votimit

Ka përfunduar procesi i votimit në Kosovë, në zgjedhjet parlamentare të mbajtura ditën e sotme. Po ashtu mësohet se ata që janë në qendrat e votimit kanë të drejtë ta përfundojnë votimin. Sipas të dhënave të Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve në Kosovë, deri në orën 18:23 kanë votuar 38.55% të qytetarëve. Pjesëmarrja më e madhe […]

Zgjedhjet parlamentare në Kosovë, përfundon procesi i votimit

Ka përfunduar procesi i votimit në Kosovë, në zgjedhjet parlamentare të mbajtura ditën e sotme.

Po ashtu mësohet se ata që janë në qendrat e votimit kanë të drejtë ta përfundojnë votimin.

Sipas të dhënave të Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve në Kosovë, deri në orën 18:23 kanë votuar 38.55% të qytetarëve.

Pjesëmarrja më e madhe është regjistruar në komunat në Veri, të banuara me shumicë serbe. Në këto zgjedhje kishin të drejtë vote rreth 2 milionë shtetas të Kosovës. Këto zgjedhje të parakohshme parlamentare u shpallën pasi legjislatura e dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit, nuk miratoi asnjërin prej dy kabineteve qeveritare që u propozuan.