Zhduket e mitura nga Hani i Elezit, shkoi për testin e arritshmërisë e s’u kthye më
Një vajzë e mitur nga Hani i Elezit është raportuar e zhdukur nga nëna e saj. 16 vjeçarja nuk është kthyer në shtëpi nga 25 qershori, ditë kjo kur kishte shkuar për ta kryer testin e arritshmërisë. Për këtë arsye siç shkruan sinjali, nëna e saj ka kërkuar ndihmën e policisë për ta gjetur vajzën. […]
![Zhduket e mitura nga Hani i Elezit, shkoi për testin e arritshmërisë e s’u kthye më](https://orainfo.net/wp-content/uploads/2024/06/657090-zhduket-e-mitura-nga-hani-i-elezit-shkoi-per-testin-e-arritshmerise-e-su-kthye-me.jpg)
Një vajzë e mitur nga Hani i Elezit është raportuar e zhdukur nga nëna e saj.
16 vjeçarja nuk është kthyer në shtëpi nga 25 qershori, ditë kjo kur kishte shkuar për ta kryer testin e arritshmërisë.
Për këtë arsye siç shkruan sinjali, nëna e saj ka kërkuar ndihmën e policisë për ta gjetur vajzën.
E mitura raportohet ta ketë me vete edhe kartelën bankare të nënës së saj më të cilën ka kryer pagesa.
Në bazë të pagesave online që i ka bërë, ajo dyshohet se ndodhet në rajonin e Ferizajt, por që policia ende nuk ka rënë në gjurmë të saj.