Lajm i keq për Edon Zhegrovën, kjo gjë pritet t’i ndodh nëse rri në Juventus

Lajm i keq për Edon Zhegrovën, kjo gjë pritet t’i ndodh nëse rri në Juventus

Edon Zhegrova mund të jetë një nga emrat për t’u përcjellë me vëmendje në ditët e fundit të merkatos së transferimeve.

Sipas gazetarit të njohur të transferimeve, Fabrizio Romano, anësori kosovar nuk ishte pjesë e skuadrës së Juventusit në ndeshjen e fundit për shkak të problemeve fizike, ndërsa e ardhmja e tij mbetet për t’u përcaktuar.

Romano raporton se Zhegrova është përfshirë në listën e alternativave të Al-Ittihadit, që po kërkon një zëvendësues për Moussa Diabyn. Në këtë listë, përveç kosovarit, ndodhet edhe japonezi Ritsu Doan.

Megjithatë, deri tani nuk bëhet fjalë për ndonjë marrëveshje konkrete, por vetëm për interesim nga klubi saudit.

Zhegrova iu bashkua Juventusit në shtator të vitit 2025 nga Lille, duke nënshkruar kontratë deri në vitin 2030. /ORAinfo/


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.